Piranjat kanë shkuar thuajse në çdo Bashki, prandaj e radhës që është gjetur në shkelje klasike është ajo e Matit. Piranja Kamila Xhakaj ka udhëtuar drejt bashkisë që udhëhiqet nga Agron Malaj për një problem që lidhet me fshatin Madhes.
Një vend piktoresk që rrethohet me ujë, por që ujë nuk ka. Arsyeja? Sepse po ndërtohet një HEC. ‘Shkova më 8 prill të 2020 në fshat dhe shoh ca njerëz që po punojnë. Shoh që po bëhet një punim, ishin punonjës të Bashkisë së Burrelit. Donin të ndërtonin një HEC në një përrua, ai vend ka patur 8 mullinj.
None found
‘Njoftova të gjithë banorët se po ndodh kjo gjë dhe erdhën e kundërshtuam. Bëmë peticione nga kryeministri te Bashkia, por të gjitha ishin të kota.
‘Madje morëm dhe ekspert ligjor për të kuptuar se si ishin mbledhur aq shumë firma dhe se si ishin bërë letrat. Mësuam se një pjesë e tyre ishin falsifikuar.
‘E denoncuam në Prokurorinë e Burrelit, por çështja u pushua çuditërisht’, thotë ky banor për ne. Nuk duket shumë e çuditshme, pasi firma që po merret me ndërtimin e HEC-it është ARM Albania.
‘Me letra është e vëllait të kryetarit, por që nëse e zbërthen emrin është Agron Rufat Malaj. Pra e kryetarit që ia jep vëllait, praktikisht vetes’.
Kamila bisedon me një pjesë të banorëve që tregojnë shkeljet e Bashkisë, ndërsa në fund e përball dhe kryetarin Agron Malaj me shkeljen e tij evidente.
Numri një i Bashkisë së Matit nuk e pret aspak mire gazetaren, nuk jep asnjë argument, madje përdor dhe forcën fizike për ta larguar dhe për t’i mbyllur derën në fytyrë./ Syrin.net
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka organizuar konferencën për lansimin e projektit RISE, i cili synon fuqizimin ekonomik dhe…
Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 i është dhënë Navanethem “Navi” Pillay, avokates së njohur nga Afrika e Jugut…
Dje, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja e muzikës popullore, Paro, ka folur edhe për…
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zbardhjen e plotë të rastit të dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, të cilët,…
Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Në njoftimin zyrtar, theksohet se çmimi i shitjes…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka kërkuar zgjidhje përfundimtare për trajtimin financiar të magjistratëve, një debat i nisur prej disa…