Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar një drejtues automjeti, pas një denoncimi në rrjetet sociale, ku shfaqej në një video duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij në autostradë.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se e kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, dhe i kanë vendosur një masë administrative 40 000 lekë të reja.
Njoftimi:
U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi.
Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video.
Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.
Ari dhe argjendi janë rritur përsëri, ndërsa besimi i investitorëve është rënduar nga rreziqet e shtuara gjeopolitike pas arrestimit të…
Shtetasi Gert Bushati, është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar…
Ditën e sotme, Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’, ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka…
Jimmy Kimmel fitoi për herë të dytë në karrierë çmimin Critics Choice Award për “Best Talk Show”, duke reflektuar hapur…
Ruben Amorim, është larguar nga posti i trajnerit të Manchester United pas 14 muajsh në krye të klubit të gjashtë…
Një moment i papritur ka tronditur së fundmi shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë tension dhe konfuzion…