Policia në Elbasan ka gjobitur 3 shoferë me masë administrative 10 mijë lekë të rinj, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, shoferët kanë bërë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar.
Njoftimi i plotë:
Elbasan/ Policia Rrugore e Elbasanit, pas administrimit të shpejtë të indicieve për 3 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet e nevojshme procedurale për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të këtyre automjeteve.
Konkretisht, është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga 3 drejtuesit e automjeteve, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore “Librazhd-Perrenjas”, “Librazhd-Elbasan” dhe “Papër-Elbasan”.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait…
Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen…
Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Operatori i…
Barcelona ditën e sotme mori një lajm shumë befasues prej Nico Williamsit. Ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Athletic…
Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se identiteti i Diogo Jotas, yllit të Liverpoolit, është verifikuar përmes targës së makinës së tij,…
Barcelona është gjobitur me një shumë marramendëse prej 15 milionë eurosh nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play…