Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka ftuar në një takim të përbashkët në Shkup, liderët e rajonit, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Mësohet se takimi do të mbahet në Shkup më 22 janar, pra të hënën e ardhshme.
Në takim janë të ftuar, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.
Kujtojmë se në një konferencë disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të shkonte në Shkup brenda këtij muaji, ndërsa tha se shpresonte se aty do të takonte dhe homologun Albin Kurti.
Shefja e re e misionit diplomatik amerikan në Venezuelë, Laura Dogu, mbërriti në Karakas, një hap ky në rifillimin e…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, pritet të paraqitet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, ku do të shqyrtohet kërkesa e…
Bodrumspor u përball sot me Serikspor, më një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 3-0, në favor të skuadrës…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha që Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së në lidhje…
Banori i Big Brother Vip Kosova Limi ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ai ua…