Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar ditën e sotme një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore ku i ka informuar në lidhje me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit.
Duke nisur që nga ky edicion, rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores është njehsuar me rregulloren e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Drejtuesi i sektorit të Përgatitjes Atletike në FSHF, Luiggi Febbrari, si dhe përgatitësit atletikë të ekipeve Kombëtare, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, të cilët folën për rolin e rëndësishëm që ka kjo figurë në një ekip futbolli.
Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, klubet e Kategorisë Superiore e kanë të detyrueshme prezencën e një përgatitësi atletik në stafet e tyre, ndërsa duhet theksuar fakti se Federata e Futbollit ka organizuar herë pas here kurse për këtë figurë kaq të rëndësishme në futboll, ku kanë lektruar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.
Gjithashtu, Sektori i Licencimit u shpreh i gatshëm të ndihmojë klubet e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.
Jadon Sancho nuk do të bashkohet me Fenerbahcen, pasi Jose Mourinho ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm të ish-lojtarit…
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ishte gjithmonë i përgatitur për kontakte dhe takime ndërkombëtare, veçanërisht me Presidentin…
Inter ia doli që të kalonte fazën e grupeve të Botërorit të Kubeve pasi mposhtën 2-0 River Plate. Tashmë, zikaltërit…
Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD, Limonera…
Kompania amerikane Nike paralajmëron se tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump ndaj partnerëve kryesorë tregtarë mund të rrisin ndjeshëm…