Për të ushtruar aktivitetin e tyre një mjek duhet të rilicensohet një herë në 5 vjet.
Por asnjë mjek nuk mund të rimmarë licensën nëse nuk ka mbushur 150 kredite për 5 vitë duke rifreskuar njohuritë e tyre nëpër konferenca mjekësore ku mësojnë me të reja dhe zhvillime në fushën e mjekësisë… E nëse nuk ke kreditet e duhura i nënshtrohesh një provimi.
“Po gjatë vitit që lamë pas 20 mjekë erdhën në provim”- tha Fatmir Brahimaj.
Por shpesh duke qenë mjëkë të njohur dhe me eksperiencë të gjatë i neglizhojnë kreditet ndërkohë që nuk është thjesht detyrim etik, por ligjor prej disa vitesh.
“I neglizhojnë. Ka nga ata të cilët janë mjekë të vetëm kryesisht në zona të largëta që e dinë veten të pazëvendësueshëm”- tha Brahimaj.
Disa muaj më parë një mjek i njohur në spitalin e Traumës u pushua nga puna pasi nuk kishte plotësuar as kreditet dhe as i ishte nënshtruar provimit duke mos marrë kështu rilicensimin, çka detyroi drejtuesit e spitalit të firmosnin largimin e tij nga spitali edhe pse njihej ndër mjekët më të mirë në këtë spital.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…