shqiperi

Korruptoi me 330 mijë lekë sektretaren e përgjithshme të MSH, lihet i lirë Vladimir Topi

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arresht shtëpie” për Vladimir Topin, 75 vjeç, i cili korruptoi me 330 mijë lekë sektretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Kjo e fundit, ditën e djeshme u la në burg nga GJKKO.

Topi u la në arrest shtëpiak për shkak të moshës. Ndërkohë, Silvi Shehi është lënë në arrest me burg.

Kush është Vladimir Topi

Vladimir Topi, është biznesmeni 75-vjeçar me profesion inxhinier dhe origjinë nga Barbullinja e Lushnjës, Topi ka ngritur dy kompani ndërtimi në Tiranë dhe Lushnjë, si kompaninë “Bledi” dhe “Dricons”.

Në muajin Gusht 2015, Vladimir Topi, ka hapur kompaninë “Dricons” në Tiranë, me qëllim kryerjen e aktivitetit në fushën e ndërtimit dhe supervizimeve të punimeve në objekte private dhe publike.

Gjatë një monitorimi që “Ora News” bëri në transaksionet e Thesarit, rezulton se nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, kompania “Dricons” e Vladimir Topit, ka fituar 4 tendera nga ministria e Shëndetësisë.

Të 4 tenderat kanë të njëjtin objekt prokurimi atë të supërvizimit të punimeve në ndërtimin e objekteve, ku vlera totale e pagesave në këto 4 tendera rezulton të jetë 13.8 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë “Dricons” rezulton të ketë kryer supervizimin e dhjetëra punimeve në objekte publike, si reparti special RENEA, Drejtoria e Policisë Shkodër dhe jo vetëm, si dhe Repartet Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga vila e biznesmenit të “Dricons” në zyrën e shtetit, si lëvizën 3.3 mln lekë që çuan në prangosjen e Vladimir Topit dhe 3 personave të tjerë

Vetëm nga viti 2015 deri në vitin 2018, në llogarinë bankare të “Dricons” janë kryer 229 pagesa nga institucione të ndryshme të buxhetit të shtetit me një vlerë të përgjithshme, prej 302 milion lekë të vjetra.

Ndërsa nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, “Dricons” ka përfituar nga buxheti i shtetit 288 transaksione bankare me një vlerë prej 874 milion lekë të vjetra.

E gjitha shuma financiare prej mbi 1 miliard lekësh është përfituar përmes tenderave për kryerje e supervizimin e punimeve të objekteve publike të ndëruara nga buxheti i shtetit.

të fundit

Horoskopi 25 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…

3 hours ago

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…

3 hours ago

Izraeli u hakmorr ndaj rebelëve Houthi, Netanyahu: Kushdo që na sulmon, do të goditet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…

3 hours ago

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi

Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…

3 hours ago

Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit

Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…

4 hours ago

Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital

Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…

4 hours ago