Konverta Kombëtare e Partisë së Lirisë ka mbyllur pas 6 orësh punimet ku u miratua statuti dhe 5 prioritetet si dhe u votuan kandidaturat për President dhe zv.President të kësaj force politike.
Si mbyllje, Meta falenderoi të gjithë pesjëmarrësit dhe njoftoi se në orën 20:00 do të jenë te Rruga Mustafa Matohiti në protestën që zhvillohet poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhejtorit të vitit 2023.
“Faleminderit të gjithëve, atyre që patën durimin të na ndjekim. Siç e patë asnjë sekondë kjo konventë nuk u mbyll për publikun, kush deshi të fliste foli, cili do që dëshironte të kandidonte, kandidoi. U lutem për fraksione, për fat të keq nuk patëm, shpresoj të kemi herën tjetër.
Nuk jam këtu për të shpallur rezultatet sepse i shpall Komisioni, por meqë vazhdoj ende të jem kryetari PL, meqë na erdhën këtu Bleind Këlliçi, Klevis Balliu dhe disa persona me bluza ‘Lironi liderin e burgosur ne e kemi për detyrim t’u kthejmë vizitën sot te bulevardi i shpresës në orën 8.
I ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që ishin në këtë konventë të bashkohemi të Bulevardi i Shpresës në orën 8”, tha Meta.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…