Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavijë, si dhe i koordinimit të informacionit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetatëve në hyrje/dalje, janë sekuestruar 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.
Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip furgon me të cilin udhëtonte shtetasi A. F.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.
Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi gjerman A. F., 69 vjeç, banues në Greqi.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe…
Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH, duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi…
Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP…
Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë…
Ditën e sotme, pas daljes nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi institucionin…
Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj…