shqiperi

Konferencë për integrimin europian: nga argumentet negative në qasjet pozitive 

Për të dytin vit radhas Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe një numër partnerësh shqiptarë dhe të huaj, ndër ta ambasada spanjolle, në cilësinë e mbajtëses së Presidencës së radhës së BE-së, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e Italisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Greqisë organizuan Konferencën Ndërkombëtare rreth perspektivave të integrimit europian të Shqipërisë.

E organizuar si një debat i hapur, Konferenca mblodhi në një studiues të çështjeve europiane,  akademikë, diplomatë,  gazetarë nga Shqipëria, Spanja, Italia, Gjermania, Austria, Greqia etj.

E veçanta e këtij debati ishte se ai  synonte të eksploronte narrativat e përfitimit të ndërsjellë të integrimit europian.

Ndërsa narrativa mbizotëruese për procesin e integrimit europian mbetet ajo fuqisë  transformuese të këtij procesi, konferenca theksoi se ka ardhur koha të  analizohet edhe kahja tjetër e këtij procesi, ajo se çfarë Shqipëria dhe vendet e rajonit i sjellin Bashkimit Europian, çfarë kontributesh strategjike dhe vlerash të shtuara sjellin ato sot, dhe në të ardhmen.

Në panelet e Konferencës u diskutua se çfarë sjell konkretisht Shqipëria dhe rajoni në BE-në e sotme dhe të nesërme, dhe cili është kontributi i saj në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare, duke iu referuar rolit të saj si anëtare jopermanente e Këshillit të Sigurimit.

Ambasadori i Spanjes ne Shqiperi Alvaro Renedo Zalba nenvizoi se jo vetem  Europa i jep Shqiperise, por edhe Shqiperia i jep Europes, prandaj vendi i saj eshte ne Bashkimin Europian. Ambasadori i ri i Delegacionit Europian ne Tirane Silvio Gonzato u shpreh se  Shqiperia eshte provuar si nje partner i besueshem i BE ne arenen nderkombetare.

Kryetari i Institutit te Studimeve Ndërkombëtare Albert Rakipi nënvizoi se ka ardhur koha që narrativa dominuese e deritanishme se cfare Europa mund te beje per Shqiperine  dhe Ballkanin te sfidohet nga narrativa tjeter se cfare Shqiperia dhe vendet e Ballkanit mund te kontribuojne per Europen. Eshte e rendesishme qe të shohim edhe arsyet pozitive se përse  BE-ja duhet të zgjerohet me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë.

të fundit

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…

11 minutes ago

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…

47 minutes ago

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…

1 hour ago

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…

2 hours ago

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas komplikacioneve…

2 hours ago

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti kanë ndjerë në Korçë. Mësohet se tërmeti i regjistrua me magnitudë 3.7 ballë. Epiqendra sipas të dhënave është…

2 hours ago