Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat kualifikuese të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 që do të zhvillohen në muajin shtator. Janë 27 emrat e thirrur nga tekniku italian ku risia më e madhe është grumbullimi për herë të parë i ish-sulmuesit të Tiranës, Ernest Muçi i cili e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon të ri me Legian e Varshavës në Poloni. Reja ka rikthyer në ekipin përfaqësues edhe emra të talentuar si Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj e Armando Broja të cilët u lanë jashtë në miqësoret e qershorit ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës përbëhet e gjitha nga futbollistë që kanë qenë pjesë edhe në grumbullimin e fundit.
Për sfidat ndaj Polonisë në transfertë në 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në shtëpi në datat 5 dhe 8 shtator, kombëtarja kuqezi do të mbështetet te elementë me peshë si Etrit Berisha e Thomas Strakosha në portë, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla e Ardian Ismajli në mbrojtje, Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Keidi Bare apo edhe Endri Çekiçi i cili vjen në kombëtare në një formë të shkëlqyer, në mesfushë si dhe Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Myrto Uzuni e Rei Manaj në sulm të cilët gjithashtu vinë nga një periudhë shumë pozitive me klubet e tyre repsektive, pa harruar dy talentet e sulmit Armando Broja dhe Ernest Muçi.
Në vetëm 7 ditë, Shqipëria do të zhvillojë tre ndeshje dhe mundësi aktivizimi do të kenë të gjithë futbollistët e grumbulluar. Dy ndeshjet deçizive që do të vendosin fatet e kuqezinjëve në grupin I kualifikues do të jenë ato ndaj Polonisë në transfertë në 2 shtator dhe 3 ditë më pas ndaj Hungarisë në Elbasan Arena. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë, ndërkohë futbollistët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën. Pas 3 ndeshjeve të para në grupin I, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë dhe pozicionohet në vendin e 3-të.
Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë të re me Al Nassr që do ta shohë atë të qëndrojë në klubin…
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme. Në fushën e…
Pas përfundimit të seancës se sotme gjyqësore në GJKKO, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka folur për mediat, pasi…
Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e…
Përmes një postimi në "Facebook", ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që…
Gaforrja Gjërat po përmirësohen në të gjitha fushat e jetës së Gaforres, veçanërisht pasi Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut,…