shqiperi

Kolosi i letërsisë shqiptare feston sot ditëlindjen, e dini sa vjeç bën Ismail Kadare?

Shkrimtari i mijënjohur Ismail Kadare feston sot ditën e lindjes. Kolosi i letërsisë shqiptare mbush plot 86 vite jetë.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Të lidhura

None found

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Vepra poetike e Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, disa herë kandidat i çmimit ‘Nobel’ në letërsi, Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Ismail Kadare është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, ‘Kronikë në Gur’, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Vit i Mbrapshtë’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Përbindëshi’, ‘Nata me hënë’ e shumë të tjera.

të fundit

Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon: “Mund të më mungojë vetëm shoqëria e tij

Përzgjedhësi i Portugalisë, Jorge Jesus, ka folur për Cristiano Ronaldon pas humbjes 1-4 ndaj Danimarkës, në ndeshjen e parë të…

6 minutes ago

Jonida Maliqi përballet me psikologen Anjeza Dishnica në “Goca dhe Gra”: Më the se im bir “nuk do të bëhet kurrë

Një debat i ashpër është zhvilluar në programin “Goca dhe Gra”, ku këngëtarja Jonida Maliqi është përballur drejtpërdrejt me psikologen…

6 minutes ago

KEK workers announce protest in Pristina on November 19

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, në Prishtinë, duke kërkuar paga…

24 minutes ago

Punëtorët e KEK-ut njoftojnë protestë në Prishtinë më 19 nëntor

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, në Prishtinë, duke kërkuar paga…

28 minutes ago

Haaland pyetet për çështjen financiare të Cityt: Nuk di mjaftueshëm për të dhënë përgjigje

Erling Haaland është pyetur për skandalin financiar të Manchester Cityt, pasi klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje të…

60 minutes ago

Kumanovo hospital plans to hire 23 more medical residents, but how many are Albanian?

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…

3 hours ago