shqiperi

KNFSH zhvillon në Tiranë Forum Ndërkombëtar me Këshillat Ndërfetarë të Europës

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka zhvilluar në Tiranë më 29 shtator 2023 një Forum Ndërkombëtar me pjesëmarrjen e Këshillave Ndërfetarë të Evropës.

Në forumin e zhvilluar në ambientet e Universitetit Bedër merrnin pjesë krerët e Këshillave Ndërfetarë të Europës (Religions for Peace Europe), drejtues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, anëtarë nga Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në KNFSH.

Në forumin e moderuar nga Av. Sheldiana Jano Agaraj ka përshëndetur Prof. Genti Kruja, zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Europës dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dr. Luigi de Salvia, Presidenti i Këshillave Ndërfetar të Evropës (RfP Europe), si dhe Prof. Dr. Joan Hernandez Serret, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Europës (Religions for Peace).

Dr. De Salvia, në cilësinë e kryesuesit të delegacioni europian, vlerësoi bashkëpunimin ndërfetar në Shqipëri, si një model për t’u importuar edhe në vendet e tjera të Europës dhe më gjerë. “Respekti i ndësjelltë i feve në Shqipëri është shtyllë e rëndësishme e dinamikave pozitive fetare në Europë sot”, tha ai ndër të tjera. Ndërsa Prof. Serret falënderoi Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë për punën e lavdërueshme që bën.

Më pas forumi ka vijuar me seancën e kumtesave të anëtarëve të Departamentit të Rinisë dhe Departamentit të Gruas në KNFSH, ku kanë ligjëruar z. Hysni Skura, znj. Sonila Rembeci, znj. Jeta Deda, znj. Ravesa Nano dhe znj. Lidia Sema.

Pas seancës së kumtesave Prof. Dr. Elisabeth Naurath, presidente e “Religions for Peace Germany” ka mbajtur një kumtesë me konkluzione, duke vënë theksin në rolin e paqes dhe dialogut ndërfetar. Ajo ndër të tjera tha se “çdo akt dhune është një blasfemi ndaj krijimit të Zotit”.

Të pranishmit në Forumin Ndërkombëtar kanë vizituar gjithashtu dhe ekspozitën e hapur me këtë rast e titulluar “Harmonia ndërfetare në Shqipëri”.

Delegacioni evropian përbëhet nga presidentët dhe drejtuesit e këshillave ndërfetarë të Shqipërisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës, Italisë dhe Belgjikës, pjesë e Bordit Drejtues të Këshillit Ndërfetar të Europës (European National Interreligious Bodies, Religions for Peace Europe).

Ata do të qëndrojnë në Shqipëri, ku do të zhvillojnë takime të ndryshme me liderët fetarë, bordet dhe departamentet e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, institucione akademike dhe arsimore në varësi të komuniteteve fetare në vendin tonë, si dhe vizita studimore në disa qytete, ku do të ndalen në objekte të ndryshe kulti.

Organizata “Religions for Peace”, themeluar më 1970 në Nju Jork është institucioni më i madh në aspektin global, i akredituar nga OKB, i cili është i përfshirë në dialogun ndërfetar dhe ndërtimin e paqes në botë. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i themeluar më 2007 është pjesë e “Religions for Peace” dhe ka një marrëdhënie partneriteti me të, ku anëtarë të bordeve të tij marrin pjesë në Asamblenë e Këshillit Ndërfetar të Europës dhe Asamblenë Botërore të Këshillave Ndërfetarë.

të fundit

Horoskopi 24 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…

18 minutes ago

TikTok shmang mbylljen në SHBA, vulos marrëveshjen me Kinën: Algoritmi do të riformatohet

TikTok njoftoi të enjten se kishte mbyllur një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri në SHBA, duke i…

31 minutes ago

562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme (22 janar 2026), një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga…

42 minutes ago

Skandali zgjedhor në Kosovë/ Prokuroria e Prizrenit: 109 të ndaluar për manipulim të votave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar ndalimin e 109 personave nën dyshimin për një skemë masive të manipulimit të votave…

51 minutes ago

Timothée Chalamet hyn në histori, nominohet për herë të tretë si “Aktori më i mirë”

Timothée Chalamet ka një arsye të fortë për të festuar. Aktori i njohur hollivudian ka shënuar një tjetër moment historik…

1 hour ago

Rusia dhe Ukraina ulen së bashku në tryezë, me SHBA si ndërmjetës/ Bisedimet në Abu Dhabi ngjallin shpresa të reja për një fund të luftës

Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më të madh në formësimin…

1 hour ago