Kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi arrestin për 3 të ndaluarit

Kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi arrestin për 3 të ndaluarit.

Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç u arrestuan 1 muaj më parë pasi u denoncuan nga biznesmeni Eral  Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove.

Të lidhura

None found

Algerti në bashkëpunim me babanë e tij, Shaqir Alçani (pronar i kompanisë së druve Alcan) paguan dy persona me rekorde kriminale që të kërcënojnë me jetë biznesmenin dhe familjen e tij me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderi publik.

Personat që Algert dhe Shaqir Alcani paguan, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli. Sipas hetimeve, të akuzuarit i kishin vendosur pistoletën në kokë administratorit Erald Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi si dhe e kishin kërcënuar edhe me jetën e djalit.

Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore.

Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro./albeu.com/

të fundit

Muhamed Sejdini Released from Detention After 92 Days

Pas 92 ditësh në paraburgim, ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini është liruar dhe nga sot do të mbrohet në liri.Lajmi…

6 minutes ago

Another Protest Held in Tirana, Citizens Urge Police: Release the Young Men and Women You Arrested

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta e 54-t, ku qytetarët fillimisht u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më…

6 minutes ago

Day 54 of the Revolt/ Protesters Begin March from Skanderbeg Square to the Prime Minister’s Office

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Ata finalizojnë sot…

7 minutes ago

Extreme Heat Increases Drought Threat in Europe, International Researchers Find

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e…

7 minutes ago

‘The Odyssey’ dominon kinematë globale, Christopher Nolan shënon rekord me 264 milionë dollarë

Filmi i ri i regjisorit të njohur Christopher Nolan, “The Odyssey”, ka nisur me një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë…

8 minutes ago

Mbahet protesta e radhës në Tiranë, qytetarët thirrje policisë: Lironi djemtë dhe vajzat që keni arrestuar

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta e 54-t, ku qytetarët fillimisht u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më…

17 minutes ago