shqiperi

Keni bërë plane për plazh këtë fundjavë? Shikoni parashikimin e motit më parë, ka surpriza

Vërtet e pabesueshme por vendi ynë do të ketë një tjetër fundjavë e cila do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Kjo situatë vjen si pasojë e kalimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Të lidhura

None found

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë vendi ynë parashikohet me mot fillimisht në orët e para të ditës me kthjellime si dhe vranësira kalimtare. Më pas mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intenistet të ulët.

Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intenistet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Lokalisht këto reshje mund të jenë problematike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me  shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe luginia era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 – 3  ballë.

Po ashtu edhe dita e Diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

të fundit

Kishte të magazinuara rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe pezullon përkohësisht aktivitetin e “Albchrome” në Elbasan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka vendosur masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit ndaj kompanisë…

18 minutes ago

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për producentin Petri Bozo

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

41 minutes ago

Risi dhe surpriza/ Maran zbulon listën e parë te Kombëtarja shqiptare, “porosi” nga Silvinjo për preferencën nga Italia

Këtë të enjte, do të publikohen emrat e përzgjedhur nga Rolando Maran, për ndeshjet e qershorit te Kombëtarja. Kjo do…

55 minutes ago

EMRAT/ Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, identifikohen dy shqiptarët

Policia greke, ka arrestuar tre persona pas një ndjekjeje në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër person është shpallur në…

1 hour ago

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë vendos sot mbi rekursin e Erion Veliajt

Këtë të enjte, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin…

1 hour ago

Këmbimi valutor 28 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago