shqiperi

“Kemi edhe 6 ditë bukë”, politikani shqiptar feston sot 75-vjetorin e lindjes, për cilin bëhet fjalë

Ylli Bufi lindi më 25 maj të vitit 1948 në Tiranë dhe sot feston ditëlindjen e tij të 75. Ka qenë deputet, ministër, nënkryetari Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministër i Shqipërisë.

U diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Kimi Industriale në vitin 1972. Më pas mori gradën Doktor i Shkencave.

Të lidhura

None found

Në qershor të vitit 1991 zgjidhet ministër i industrisë së lehtë dhe ushqimit. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në vitin 2009. Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë ne vitin 2005-2009, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Anëtar i disa forumeve drejtuese të Partisë Socialiste shqiptare. Ministër ekonomie në vitin 1997.

Kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit, qeveri e formuar si rezultat i marrëveshjes midis forcave politike në vend, në maj të vitit 1991. Qeveri e Stabilitetit, ishte qeveri me bazë të gjerë dhe ku për herë të parë merrnin pjesë ministra të opozitës, Qeveria e Stabilitetit e nxori vendin nga izolimi i gjatë komunist, duke e bërë Shqipërinë anëtare të disa organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

“Shqipëria ka rezervë edhe për 6 ditë bukë”. Kjo thënie në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Stabilitetit nga kryeministri Ylli Bufi do të mbetej gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Pasi kishte kaluar pragun e diktaturës, shqiptarët duhej të përballeshin edhe me “zinë e bukës”.

Ishte viti 1991, Partia Demokratike kishte tërhequr ministrat e saj nga Qeveria e Stabilitetit dhe kërkonte krijimin e një qeverie teknike, që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja politike. Në këtë situatë qeveria e mbetur vendos të mbajë një mbledhje, e cila do të transmetohej deri natën vonë në ekranin e TVSH-së. Aty do të vinte edhe thënia shokuese e kryeministrit të kohës.

Në librin e tij me kujtime “Në fillimet e tranzicionit- Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo një kompromis i përkohshëm?”, botim i “UET-Press”, ish-kryeministri Ylli Bufi i rikthehet edhe një herë këtij momenti:

“E konsiderova detyrë dhe përgjegjësi nga ana ime që në mbledhjen e qeverisë ta paraqisja me saktësi dhe transparencë gjendjen ushqimore.

Këtë bënë dhe të gjithë ministrat, me bindjen se prishja e qeverisë në atë situatë shumë të vështirë ishte një veprim me pasoja tepër të rënda. Në këtë kontekst ishte dhe shprehja se qeveria e re do të kishte një rezervë vetëm për 6 ditë bukë”, thotë ish-kryeministri.

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Motoçikleta përplaset me maunen, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një motomjet është përplasur me…

17 minutes ago

Kardinale merr frenat e Milanit: Asnjë transferim pa firmën time

Pronari i Milanit, Xherri Kardinale, ka konfi rmuar se ai është personi që ka fjalën e fundit për çdo lëvizje…

17 minutes ago

Rama kufizon komentet në rrjete sociale mes valës së kritikave ndaj qeverisë

Teksa qytetarët shqiptarë vijojnë protestat e tyre masive kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke u kërkuar dorëheqjen dhe…

19 minutes ago

Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West/ Ja çfarë shkruan për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama

Reperi amerikan Kanye West ka reaguar pasi mbajti koncertin e tij madhështor mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë.…

45 minutes ago

Partia Demokratike Europiane i përgjigjet Ramës: Edhe Dua Lipa po përsërit mesazhin e shqiptarëve, ligjet nuk preken në fshehtësi

Partia Demokratike Europiane ka lëshuar një tjetër reagim të ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke sjellë në vëmendje qëndrimin e…

50 minutes ago

Rama për protestat në Tiranë: Nuk i paragjykoj ata që dolën paqësisht, por dhuna dhe shantazhi nuk pranohen kurrë

Në videomesazhin e tij, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protestat e mbajtura në Tiranë, duke nënvizuar se tubimet…

2 hours ago