Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat. Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Belshit, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë. Sipas fermerëve karkaleci ka dëmtuar jonxhën, duhanin e misrin, ndërsa tashmë po dëmton edhe pemëtarinë.
“Na ka bërë tokat copë-copë. Vjet thanë do vijmë, por shkuan vetëm në një fshat dhe këtu nuk erdhën. Këtë vit ka bërë namin karkaleci. Sidomos jonxhën njëherë e ka dëmtuar komplet. Ne me atë mbajmë blegtorinë”, tha një fermer.
Drejtori Rajonal i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Fatmir Ozuni pasi ka inspektuar në terren thotë se sipërfaqe të tëra në Belsh ndodhen në kushtet e emergjencës. Sipas tij dezifektimi ka nisur nga njësia administrative Kajan.
Duke qenë se banorët mbarështojnë bagëti të imëta dezifektimi i vatrave të infeksionit kryhet me një preparat që nuk i dëmton këto të fundit dhe kryesisht pasditeve.
Një situatë e tillë në zonën e Drumresë përsëritet prej tre vitesh. Dezinfektimet sporadike rezultojnë të pa suksesshme pasi karkaleci shfaqet sërish me ardhjen e stinës se verës. Sipas fermerëve, dezinsektimi bëhet me vonesë dhe i lokalizuar!
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Teksasin, në Shtetet e Bashkuara, ku tre anëtarë të një familjeje humbën jetën, pasi…
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi…
Këtë të premte, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të…
Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime…
Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar në emisionin "Top Story" ku rrëfeu për jetën e saj, ish-partnerin dhe jetën amerikane.…