shqiperi

Kampi i emigrantëve, KE: Të respektohet plotësisht e drejta e BE. Rama: Do të menaxhohet nga Italia

Komisioni Europian ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministres italiane, Georgia Meloni, për të ngritur në vendin tonë dy kampe refugjatësh.

Me anë të një reagimi për mediat italiane një zyrtar i KE ka theksuar se kjo marrëveshje duhet të respektojë rregullat e vendosura nga BE.

Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar: marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e tillë të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i BE-së për mediat italiane.

Menaxhimi i dy kampeve të emigrantëve në Shqipëri do të jetë italian, sipas kritereve të BE-së, shpjegoi kryeministri shqiptar Edi Rama, i intervistuar nga Bruno Vespa në “Pesë Minutes”.

Po, menaxhimi do të jetë italian, ka një protokoll shumë të saktë, është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime, gjithçka bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, tha Rama. “Kjo marrëveshje – nënvizoi ai – vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë, kur Italia kërkon t’i jepet një dorë, ne jemi gati ta japim”.

të fundit

76 kryebashkiakë letër në mbështetje të Veliajt: T’i jepet fund masës së paraburgimit, cënim i demokracisë

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa…

12 minutes ago

Dekriminalizimi i shpifjes dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh/ Miratohen ndryshimet në Kodin Penal, projektligjet e tjera që morën dritën jeshile në Kuvend

Në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, si dhe një sërë…

41 minutes ago

Surpriza që befasoi gjithë shtëpinë, banorja e “Big Brother” merr propozim nga partneri i saj…

Shtëpia e “Big Brother” është “pushtuar” nga dashuria. Partneri i Gretës Ono, pasi takoi motrën e tij Selin, kishte përgatitur…

58 minutes ago

Akuzohet për miliona euro abuzim me tendera/ SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Imuniteteve mblidhet sot për t’i hequr mandatin Belinda Ballukut

Këtë të mërkurë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, do të mblidhet pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”,…

2 hours ago

Martesat në rënie historike, rriten divorcet/ Një rekord prej një në tre çifte po ndahen

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT,…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 28 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.8 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…

2 hours ago