shqiperi

“Kam rrahur edhe çuna”, modelja kujton sherrin e bujshëm natën e Vitit të Ri (VIDEO)

Modelja Silvana Bushati befasoi me përgjigjen kur deklaroi se kishte rrahur edhe çuna.

Komentet ajo i bëri në një intervistë për Abcnews.al, ku ka deklaruar se është zënë disa herë edhe me meshkuj dhe në një nga këto raste ka rrahur njërin prej tyre.

Sot modele, por shumë prej jush e mbajnë mend Silvana Bushatin, si një prej fitueseve të Kafazit të Artë vite më parë, një format i ngjashëm me Big Brother sot.

Ajo ra në sy për temperamentin e saj dhe në një konflikt me një nga vajzat e shtëpisë asokohe u përshkallëzua në përleshje fizike.

Silvana e lidh këtë natyrë të saj me karakterin ndryshe nga vajzat e tjera duke e krahasuar me atë të një djali ndërsa shton se gjithmonë në shoqërinë e saj kanë dominuar djemtë.

“Femra, një është e deklaruar që e kam rrahur për Vitin e Ri tek kafazi i artë. Meshkuj kam rrah një, mund të jem zënë edhe disa herë sepse kam qenë karakter çuni që fëmijë, kam ndejtur vetëm më shokë”, thotë Silvana Bushati./albeu.com/

të fundit

Edi Rama firmos shkarkimin e Erion Veliajt, zv.ministrat që u larguan dhe të rinjtë që u bënë pjesë e kabinetit, çfarë miratoi sot Këshilli i Ministrave

Mesditën e kësaj të enjte Këshilli i Ministrave mbajti mbledhjen e parë për këtë mandat të ri qeveritar. Gjatë mbledhjes…

2 minutes ago

Zelensky konfirmon dorëheqjen nëse arrihet një armëpushim

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se do të japë dorëheqjen pas përfundimit të luftës, duke shtuar se nuk ka ndërmend të…

38 minutes ago

Kelly tregon për përmirësimet pas paralizës faciale: Jam në rikuperim

Ish-banori i “Big Brother Albania” dhe këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm që ka gëzuar fansat e tij…

50 minutes ago

Reshje shiu, dhe ulje temperaturash? Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira…

53 minutes ago

Sllovenia i ndalon Benjamin Netanyahut hyrjen në territorin e saj

Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ndalimi ndaj dy ministrave të ekstremit…

1 hour ago

“Ose do ishim më të fortë, ose do ndaheshim”, Blerta Celibashi rrëfen mes lotëve lidhjen me Princ Lekën

"Dhe kjo gjëja ose do na bënte më të fortë bashkë, ose do na ndante....", kështu është shprehur Blerta Celibashi…

1 hour ago