shqiperi

“Kalova për 5 sekonda”: Gazetari i njohur britanik në CNN, merr TIA-n si shembull efektiviteti dhe avancimi teknologjik

Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES), por edhe infrastrukturës së pamjaftueshme dhe kontrolleve të shtuara, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një model krejt të kundërt.

Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta.

Të lidhura

None found

Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa.

E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime.

Ky model është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Gazetari britanik Simon Calder, në një raportim për CNN, e cilësoi eksperiencën në Tiranë si një nga më efikaset në rajon.

“Unë sapo jam kthyer nga Tirana, që ka një aeroport të mrekullueshëm. M’u deshën vetëm 5 sekonda për procesin e identifikimit. Vendosa pasaportën dhe kalova menjëherë”, u shpreh ai, duke e krahasuar me situatën problematike që po përjetojnë aktualisht aeroportet europiane.

Investimet e Kastrati Group gjatë viteve të fundit në Tirana International Airport (TIA) kanë modernizuar infrastrukturën dhe kanë rritur kapacitetet për përpunimin e pasagjerëve.

Paralelisht, rritja e numrit të linjave ajrore, veçanërisht kompanive low-cost si Ryanair dhe Wizz Air, e ka kthyer Tiranën në një pikë kyçe për udhëtarët në rajon.

Me çmime konkurruese dhe destinacione të reja që shtohen vazhdimisht, aeroporti po tërheq jo vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe udhëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në kontrast me problemet që po shfaqen në shumë aeroporte të BE-së, rasti i Tiranës po shihet si një shembull se si investimi në teknologji dhe organizim mund të përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe efikas për udhëtarët.

të fundit

Vrasja e Liridona Ademajt/ Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Naim Murselin

Ditën e sotme, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e…

26 minutes ago

“Të dënuarit për mashtrim fshihen pas Jet Bank”/ Këlliçi: Zhvatën 200 milionë euro, përgjigjja e BSH-së është qesharake…

Dokumentet zyrtare nga Ministria e Brendshme gjermane dhe një denoncim i fortë publik nga deputeti i PD-së Belind Këlliçi kanë…

56 minutes ago

“Bravo! E ke bërë shumë mirë, por…”/ Aktori që imiton Rogertin zbulon çfarë i tha finalisti: Ishte takim i sikletshëm

Aktori i “Portokalli”-së, Alfredo Shabani, ka rrëfyer një moment interesant pas përfundimit të edicionit të pestë të Big Brother VIP,…

60 minutes ago

Berisha thirrje partive opozitare: Të bashkohemi për të larguar qeverinë e Edi Ramës, kryengritja e radhës do të jetë më madhështore

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se protesta e radhës kombëtare e opozitës…

1 hour ago

Në Korçë po hidhen qepët/ Fermerët po flakin në kanale mundin e tyre: Nuk i shitëm dot prodhimet

Fermerët e Korçës si çdo vit po hedhin prodhimet e tyre të pashitura. Edhe këtë sezon, një pjesë e prodhimit…

1 hour ago

Shëndriti zbulon takimin me mamanë e Selin: Një derë e hapur në Tiranë…

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, Shëndrit ka folur për herë të parë në një intervistë,…

2 hours ago