Është thënë shpeshherë se gazetarja Ilnisa është mbesa e Dritëro Agollit edhe se ai është xhaxhai i saj. Më në fund, vëllai i saj, në një intervistë për “Top Albania Radio” ka treguar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij.
I pyetur për këtë tematikë, Kevi Agolli u shpreh:
“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra”.
“Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”. Kevi u shpreh edhe se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa e saktësoi se janë kushërinj të dytë.
Pra, le ta sqarojmë një herë e mirë, shkurt e qartë: Ilnisa nuk e ka xhaxha bioligjik Dritëroin, por ndihet sikur e ka të tillë.
Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…
Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…
Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…
Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…
Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…