shqiperi

Jozefina Topalli i bashkohet protestës poshtë banesës së Berishës: Nuk mund të mbahet në arrest shtëpie kryetari i opozitës, pa fakte

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, mbrëmjen e sotme i është bashkuar protestës që mbahet poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se mbajtja e këtij të fundit në arrest shtëpie pa prova dhe pa fakte, është padrejtësi.

Topalli është shprehur se arsyeja pse mbahet i izoluar Berisha është fakti se ish-kryeministri është zëri më i fuqishëm i opozitës që i fliste me emër dhe mbiemër krimit.

“Mirëmbrëma të gjithëve, e kam menduar shumë gjatë kësaj periudhe, cila është arsyeja më e fortë që çdo natë qytetarët të vijnë këtu, arsyeja kryesore është padrejtësia. Asgjë nuk e justifikon padrejtësinë, që të ,mbahet nën arrest kryetari i opozitës pa provë, pa fakte dhe pa akuzë. Në asnjë vend të NATO-së nuk mund të mbahet në arrest shtëpie kryetari i opozitës, në një proces politik të nisur nga qeveria, të mbajtur nga hetuesit politikë, të vendosur nga gjykatës politikë të shkarkuar për korrupsion nga Berisha, në një proces politik për të mbajtur në pushtet një narkotrafik qeveri.

Ne nuk kemi nevojë të shohim Rai3 për narkoshtetin. Ne turpërohemi për këtë narkoshtet, por në një farë mënyre duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë më shumë për të përmbysur këtë pushtet. Jemi të rrezuar nga faktorë të paimagjinueshëm, dhe protestojmë këtu çdo ditë dhe para Bashkisë çdo të premte është padrejtësia.

Mund të mbahet në arrest një njeri të mbahet në arrest pa asnjë provë dhe fakt, vetëm për fajin se ka kaluar në parlament dhe ka mbajtur premtimin elektoral të 2005 që bëri të vijë në pushtet krahu i djathtë.

Ka një arsye, sepse ishte më i fuqishmi zë, se i fuste frikën dhe i fliste me emër dhe mbiemër krimit dhe korrupsionit. Pa Berishën në parlament dhe në bulevard e kanë më të lehtë, por harruan se dhe nga kati aty lart mbushen bulevardin më 20 shkurt.

A ka gjë më të shëmtuar se të jetojmë në një vend ku parlamenti nuk pyetën për kushtetutën, ku bashkia nuk lejon këshilltarët të mos lejohen të hyjnë në Bashki. Në këtë vend nuk ka kushtetutë, nuk ka parlament, nuk ka drejtësi, por vetëm padrejtësi. Ne e dimë mirë se kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyra jonë dhe ju jeni dëshmia e kësaj rezistence.

Edi Rama nuk do të ishte kryeministër në 2017 po të mos ishte Lulzim Basha, as në 2021 po të mos lejonte ai ndryshimin e Kushtetutës. Ia dhanë në tavolinë me ndryshimet kushtetuese. Edi Rama nuk do të ishte në pushtet nëse Berisha do të ishte atje, nëse nuk do lejonte të bëhej votimi i lirë, nëse nuk do na kishin marrë vulën, fondet, komisionarët tanë, nëse nuk do të përdorin korrupsionin si armë të fuqishme”, tha Topalli.

të fundit

Turqia do të ndërtojë aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 metra më e gjatë se ajo britanike

Jo vetëm në tokë dhe ajër, tani Turqia kërkon të dominojë edhe në ujë, të paktën sa I përket anije…

12 minutes ago

Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait…

2 hours ago

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen…

2 hours ago

Abuzimet me energjinë, OSSH kontrolle në 1500 subjekte: 3 milionë kWh të rikuperuara

Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Operatori i…

2 hours ago

Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

Barcelona ditën e sotme mori një lajm shumë befasues prej Nico Williamsit. Ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Athletic…

3 hours ago

Identiteti i Diogo Jotas u konfirmuar nga një provë kyçe e gjetur në vendin e aksidentit nga policia

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se identiteti i Diogo Jotas, yllit të Liverpoolit, është verifikuar përmes targës së makinës së tij,…

3 hours ago