shqiperi

“Jep dorëheqjen”, Duka lexon LIVE mesazhin kërcënues që i erdhi pak para shpërthimit

Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banesën e tij. Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është dëmtuar dera. Presidentit i FSHF tha për “Opinion” se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa tha se polica vijon hetimet.

Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

Të lidhura

None found

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. “Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kalë. /Opinion

të fundit

Përse disa burra po i ekspozojnë testikujt ndaj akullit?

Një trend i çuditshëm i ri në botën e mirëqenies ka bërë që burrat të ftohin organet e tyre gjenitale…

2 minutes ago

Netanyahu i dërgon mesazh Teheranit: Izraeli do të kundërpërgjigjet më fort ndaj çdo sulmi të ri

Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të reagojë me një forcë shumë më të madhe në rast se Irani…

5 minutes ago

PSG nis negociatat për rikthimin e Lucas Digne në Paris

Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet për transferimin e një ylli surprizë të Ligës Premier.Me Kupën e Botës që ka hyrë…

17 minutes ago

Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi prijnë në zbatimin e Planit të Rritjes, me një normë të pritshme prej 80%

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman gjatë fjalës së tij këtë të martë…

19 minutes ago

Halilaj: Vjosa Osmani pësoi humbje edhe në përballjen juridike

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani, përveç humbjes…

23 minutes ago

Rrezikuan pushuesit në bregdet, dy gomone sekuestrohen / Drejtuesit gjobiten me më shumë se 1 milion lekë

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të konsiderueshme dhe u janë bllokuar gomonet, pasi u konstatuan duke lundruar…

25 minutes ago