shqiperi

“Jam ai djali që…”, shtohet misteri i ngjarjes pas publikimit të mesazheve të Martin Çeços dhe Tina Pajollarit

Janë publikuar për herë të parë mesazhet që 26-vjeçari Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që ai mendonte se ishte punonjësja e byrektores në Korçë për të cilën kishte shprehur pëlqim.

Mesazhet janë publikuar nga emisioni “Uniko”, ku rezulton se ka qenë data 8 Janar 2022, kur Martini i shkroi Tina Pajollarit me idenë se po i shkruante vajzës së byrektores të quajtur Bora, por që 26-vjeçari nuk e dinte këtë identitet.

Të lidhura

None found

“Mirëmëngjes Tina. Çfarë bën? Si je, mirë? Jam ai djali që ishte para dy ditësh. Çfarë të tha ai djali? Mua më hyre në sy. Por unë të isha vënë që qëkuri por thashë ka ndonjë. Po të ketë mundësi të pi një kafe lali me babin se mami më ka vdekur”, shkruhet në mesazhin që Martin Çeço i ka dërguar vajzës së byrektores, por që 26-vjeçarit ia kishin prezantuar me emrin Tina Pajollari.

Këtë mesazh ai e dërgoi një ditë pasi priste përgjigje nga shoku i tij Rezart Dokolli, sepse ky i kishte premtuar që djali i dajës së tij i cili është nga fshati Goskovë do pyeste në fshat për vajzën e byrektores.

Por enigma që mbetet është se kush i kishte dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit për vajzën që punon te byrektorja, e cila në fakt quhet Bora dhe janë dy vajza të ndryshme?

Emisioni Uniko e zbuloi në puntatën e javës së kaluar për ekzistencën e dy vajzave, kur intervistoi Tina Pajollarin e cila tha se Martin Çeço i kishte dërguar mesazhe, por ajo nuk e njeh. Nga ana tjetër, 26-vjeçari që u gjet i vrarë kishte shprehur pëlqim për vajzën që punonte te byrektorja në Korçë, e cila në fakt është Bora dhe jo Tina.

Uniko intervistoi edhe Borën, e cila tha se ishte pyetur nga policia për këtë pjesë, por më pas i kishin kërkuar ndjesë. Në fakt, Bora është vajza për të cilën Martini kishte shprehur pëlqim, por 26-vjeçarin i kishin thënë se quhej Tina Pajollari.

Shoku i Martinit, Rezart Dokolli është personi i cili e dinte pëlqimin e Martinit për Borën, pasi vetë i ndjeri ia kishte shprehur shokut të tij. Të dy bashkë, Martini dhe Rezart Dokolli, kishin shkuar një ditë në fshatin Goskovë dhe i kishin kërkuar dorën e vajzës babait të Borës. Por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Në përballjen që gazetari Spartak Koka bëri me vajzën e byrektores të quajtur Bora dhe shokun e viktimës, Rezart Dokollin, vajza pranoi se Rezarti i kishte folur dhe se ai kishte shprehur pëlqimin ndaj saj dhe jo i ndjeri Martin Çeço. Por Rezarti i mohoi këto deklarata.

të fundit

Death of young man in Kamëz, police issue official statement: He had gone to his uncle’s house to repair the water tank when he came into contact with power…

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

7 hours ago

Rikthimi i Matthijs de Ligt te Manchester United: Sfida e holandezit pas operacionit të rëndë në shpinë

Kanë kaluar më shumë se 250 ditë që kur Matthijs de Ligt është parë për herë të fundit në fushë…

7 hours ago

Horoskopi 1 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Është ditë shumë e mirë për të bërë disa veprime rutinë dhe për të vendosur kontakte me persona të…

7 hours ago

Një sfidë e vështirë pas 120 minutave me Pafos”, Glen Daja flet për Përndrecën: Vendimi do të publikohet nga klubi

Glen DajaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

7 hours ago

Qefalija shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Skënderbeut: Dinamo do të ruajë ritmin e Evropës edhe në kampionat

Klevi QefalijaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

7 hours ago

Vdekja e të riut në Kamëz, policia me njoftim zyrtar: Kishte shkuar te xhaxhai të rregullonte depozitën e ujit, ra në kontakt me telat e korrentit

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

7 hours ago