Gjykata e shkallës së parë në Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasin Luciano Deraj alias Albano Deraj.
Ky i fundit u arrestua ditën e enjte në fshatin Babicë, ku në banesë ju gjend një arsenal i plotë armatimesh të ndryshme. Luciano Deraj, u arrestua si pjesë e operacionit “Knock out 6” ku në të janë angazhuar krahas policisë së Vlorës dhe forcat Renea.
None found
Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura. Deraj mësohet se përgjatë seancës gjyqësore nuk ka folur fare, duke mos dhënë asnjë reagim, përveç pyetjeve të drejtuara nga relatorja e kësaj seance.
Gjyqtarja e çështjes, Lirza Sinollari i ka cilësuar provat të mjaftueshme për ta lënë Luciano Derajn në arrest me burg. Mbi të rëndojnë një sërë veprash kriminale, por i dyshuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale si i përfshirë në qytet. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë në aktivitetet kriminale të qytetit.
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euros gjatë dekadës së fundit, krahasuar me 40 monedhat kryesore globale…
Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, shënon sot ditën e 135-të radhazi. Pas më shumë se katër muajsh…
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores së SHBA-së në Greqi,…
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Rusia ka ndërhyrë në referendumin e vitit 2016 për daljen e Britanisë së…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë paralajmëruar për sot protestë në orën 10:00 para Gjykatës Supreme në Prishtinë, në…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të mbajë të hënën, më 12 tetor, mbledhjen e 12-të të radhës, në…