Ditën e djeshme një ndërtesë në zonën e Institutit në Kamëz u përfshi nga flakët masive për shkak të një bombule gazi.
Rajmonda Dika është kryefamiljare, banesë e së cilës është shkrumbuar totalisht nga flakët.
Ajo rrëfen për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në banesë ishte bashkë me dy vajza te mitura, ndërsa tregon se përjetuan tmerrin.
“Ça të shoh, s’më besohet dhe më vjen turp se pse u bë. Ata kanë thënë; shyqyr që keni shpëtuar. Aty skam folur, s’di gjë se sa dëme janë shkaktuar te shtëpia e fqinjës. E kanë marrë dje burrin në polici dhe dha një deklaratë dhe nuk dimë se ça ka ndodhur. Kunati im me probleme mendore nuk ishte në ato momente në banesë. Vajza ime me probleme të shëndetit mendor u bë shumë keq. Kam fjetur te vajza ime, e kam të martuar. Do ta pranoj dhe këtë ngjarje që më dha. Banesa nuk ishte e jona, na e ka dhënë një person në ruajtje. Ajo tha; shyqyr që shpëtuat. Ai person jeton në Itali. Çatia gati na ra mbi kokë”, tha gruaja.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…