Categories: shqiperisport

Ismajli: Atmosfera është shumë e mirë, duam fitore edhe në miqësore

Nga Kardifi ku është e grumbulluar kombëtarja shqiptare në prag të miqësores me Uellsin, mbrojtësi Ardian Ismajli gjeti kohën për të dhënë edhe një intervistë ekskluzive për SuperSport.

Futbollisti që aktivizohet me Spezian në Serinë A, vlerësoi maksimalisht dy takimet miqësore të muajit qershor dhe tha se janë teste ideale për të parë gjendjen e skuadrës në prag të eliminatoreve të shtatorit.

Të lidhura

None found

Si është atmosfera dhe si po i prisni këto dy miqësore, që vijnë në fund të një sezoni të ngarkuar?
Si gjithmonë fundi i sezonit është i ngarkuar, pasi të gjithë kanë qenë të angazhuar në ekipet e tyre dhe kanë bërë shumë mirë. Tani kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, pasi duam të shohim ku jemi në prag të dy përballjeve eliminatore në muajin shtator. Atmosfera si gjithmonë është shumë e mirë dhe grupi është shumë i mirë, ndaj besoj që do të kalojmë mirë.

A keni ndonjë ide se çfarë mund të marrim nga këto miqësore?
Në çdo ndeshje ne futemi për të bërë mirë, por pse jo edhe për të fituar, pavarësisht se janë vetëm miqësore., Kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne jemi goxha të fortë, ndaj objektiv primar kemi fitoren. Për momentin jemi të fokusuar të bëjmë më të mirën në këto ndeshje.

Tani ju të repartit të mbrojtjes po e forconi bashkëpunimin, duke qenë se luani të gjithë bashkë në Itali…
Është shumë e vërtetë, pasi ka qenë viti im i parë në Serinë A dhe me Gjimshitin e Kumbullën po përshtatemi shumë mirë. Megjithatë ne jemi shokë me njëri-tjetrin dhe njihemi mirë, ndaj kjo besoj se është çelësi i suksesit.

Kur do ta shohim golin e radhës të Ismajlit?
Besoj se do të vijë në momentin e duhur, por nuk ka rëndësi kush shënon, pasi më shumë duam të fitojmë e të festojmë të gjithë së bashku.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago