shqiperi

Ishin kthyer në “skifterë” të kryeqytetit, në pranga dy të rinj

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi finalizimit të operacionit të koduar “Dark”. Në pranga janë vënë Valon Muçiçi dhe Elvis Ndoja.

Sipas “bluve” të Tiranës dy të rinjtë përkatësisht 26 dhe 24 vjeç janë autorë të disa vjedhjeve në Tiranë, të cilat i kryenin zakonisht gjatë natës.

Të lidhura

None found

Sakaq, janë sekuestruar veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Dark”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Zbardhen dhe dokumentohen disa raste të vjedhjeve të ndryshme, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dark”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– V. M., 26 vjeç, dhe E. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer vjedhje të ndryshme, kryesisht tjatë natës, gjatë ditëve të fundit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se janë autorë të disa ngjarjeve, konkretisht:

* Më datë 25.03.2022, gjatë natës, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se kanë vjedhur një çantë në mjetin në pronësi të shtetases A. S. Po në këtë datë kanë vjedhur dy laptopë dhe disa vegla pune, në garazhin e shtetasit J. B.;

* Më datë 29.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur një laptop, një çantë me sende personale dhe tre aparate celulare, në mjetin në pronësi të shtetases V. D.;

*Më datë 30.03.2022, dyshohet se i kanë vjedhur orën dhe portofolin, shtetases J. S. Po në këtë datë, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit A. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

të fundit

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

14 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

21 minutes ago

Si pritet të jetë moti sot, më 30 Qershor 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…

22 minutes ago

Ibrahimovic vlerëson Japoninë pas humbjes dramatike ndaj Brazilit: Meritonin më tepër

Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me…

34 minutes ago

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…

52 minutes ago

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

58 minutes ago