shqiperi

Ish-drejtori i Policisë së Fierit: Aldo Bare po bëhej gati të kandidonte për deputet, banda mori në kontroll Lushnjën

Emisioni “Në Shenjestër” është ndalur mbrëmjen e sotme në vrasjen e Elton Mermali dikur, një ushtar besnik i bandës së Aldo Bares në Lushnjë.

Gazetari Armand Bajrami ka rrëfyer në emision se si dëshmitarët edhe pse e shikonin Aldo Baren pas hekurave dridheshin duke mos e shikuar në sy edhe pse ai mund t’u kishte vrarë familjarë.

Hetimet nga autoritetet e Elbasanit

Edhe pse kjo ngjarje ka bërë bujë deri në këto momente Prokuroria e Elbasanit nuk ka një emër konkret për vrasjen e tij. Dyshimet e parë ishin se ekzekutimi nuk ishte bërë buzë lumit Shkumbin por diku tjetër dhe më pas ishte hedhur aty. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, vuajti një dënim prej 6 vite e 8 muaj burg. Pas daljes nga burgu bënte një jetë jo aktive në jetën kriminale në Lushnjë. Dyshimi kryesor ishte ekzekutimi I tij  të jetë hallka më e fundit e një zinxhiri hakmarrje që në 1998 dhe më pas me një revanzh nga goditja e Bandës së Lushnjes. Kjo dyshohet të jetë edhe hallka e fundit. Banda e Lushnjes ka qenë më famëkeqe në Shqipërinë e atyre viteve. Bare kishte një pushtet absolut mbi bandën e tij. Fjala e tij ishte ligj dhe nuk mund të kundërshtohej. Kam parë dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi në sallën e gjyqit, druheshin të përballeshin me ta pasi ai vijonte të ishte një legjende dhe i pabesueshëm fakti që ai ishte pas hekurave. Kam parë dëshmitarë që dridheshin  edhe pse ai ishte pas hekurave dhe nuk e shikonin në sy edhe pse ai u kishte vrarë familjarë. Ai ka qenë një grup që ka ushtruar terror. Ishte një garazh ngjitur me Komisariatin ku djemtë e Bandës ndalonin persona për të ushtruar terror duke bërë edhe veprime si duke marrë fashatarë që ktheheshin nga puna duke e dhunuar dhe në fund e kanë detyruar të pastrojë edhe gjakun në dysheme dhe dëshmitari në sallë ngrinte supin pasi nuk dinte çfarë të thoshte se nuk kishte një arsye. “Ne e dinim të gjithë në Lushnje se po t’i kundërshtoje të vrisnin”- tha ai në gjyq.

Ndërkohë për ish-drejtorin e  Policisë së Fierit Xhavit Shala, tha se banda mori në kontroll qytetin e Lushnjes me një mbështetje të madhe politike. Sipas tij ai ka qenë grupi më i mirëorganizuar dhe i egër.

Gjendja e kriminalitetit në Lushnjë nuk ka ndryshim me rrethet e tjera. Vitin e kaluar ka pasur 3 vrasje. Ajo është një minë me sahat që mund të shpërthejë në çdo moment. Rasti I Bandës së Lushnjes është rasti I një shkolle se si u krijuan organizatat kriminale në Shqipëri, me një model të ngjashëm nga Italia. U krijua në trazirat e 97-ës dhe më pas u fut në një rrugë që nuk kishte kthim pas. Bare mori nën kontroll qytetin e Lushnjes. Në 99 jam emëruar drejtor i Policisë Kriminale dhe ne hartuam një plan për të filluar të goditim grupet në të gjithë vendin që terrorizonin qytetet. Ai ka qenë grupi më i egër dhe i mirë organizuar në atë kohë. Ai godiste jo vetëm kundërshtarët por prisnin krahët e çdo mundësie.

A kishte Bare lidhje politike?

Ai në atë kohë po përgatitej për të dalë kandidat për deputet. Patjetër që po. Ata kishin lidhje politike. Në atë kohë edhe krimi filloi të pozicionohej politikisht./bw

të fundit

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

25 minutes ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

29 minutes ago

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…

59 minutes ago

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të…

1 hour ago

Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja

Të gjitha fuqitë politike duhet të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes…

1 hour ago

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…

2 hours ago