shqiperi

Ish-deputeti i PD-së: 4 familje kontrollojnë shtetin, duhet lidership i ri i opozitës

Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-ë,  ka qenë tejet i ashpër sa i përket situatës brenda partisë më të madhe opozitare.

Gurakuqi ka fajësuar për këtë situatë të dyja palët si Bashën dhe Berishës, që po ndikojnë që të lenë vendin pa një opozitë. Pa përmendur emra, Gurakuqi tha se shteti është në duart e katër familjeve.

“Në shtator 2021 ka qenë një vendimmarrje dualiste e qartë, a ka qenë një vendimmarrës dhe tjetri noter këtë nuk mund ta them, por ka qenë dualiste. Duhet vepruar për hequr kontrollin e shtetit në 4 duar. Pavarësisht se Shqipëria ka kryer reformën në drejtësisë vazhdon të jetë e kontrolluar nga 4 familje, a thua se fëmijët e familjet tona nuk ekzistojnë, pra ka 4 duar që kanë edhe kontrollin e kapitalit të mallit. Ato kanë frenuar të gjithë sistemin e drejtësisë, edhe pse ka ndodhur një reformë  edhe ku aleati ynë kryesor SHBA po insiston për një reformë të thellë”, tha  Gurakuqi.

Ai deklaroi se vendit i duhet një lidership i ri i opozitës, duke nënkuptuar kështu largimin e Bashës dhe Berishës dhe të gjithë atyre që kanë nxitur këtë situatë.

“Jam për hapjen e një ekipi reformues, liderët kur përfundojnë ciklin largohen, partitë shkojnë drejt gjetjes së një lideri të ri ose të lidershipi të ri. Ky është momenti i rëndësishëm, kjo pikasje përjashton ato që dalin në ekrane televizive që bëjnë mbrojtje sofiste, që kalojnë përtej caqeve të arsyes të shëndoshë logjike. Kem shkëputje të madhe, midis shtresës së mesme, publike, intelektualë dhe politike. Kemi parti politike që kanë rekrutuar persona të nivelit mediokër dhe nën mediokër dhe kanë lënë jashtë klasën intelektuale dhe mbi të gjitha brezin e ri. Jemi në një situatë shumë të dëshpëruar, jam shumë i dëshpëruar nuk shoh dritë jo vetëm nga ana e forcës opozitare, por nga qeveria që nëpërmes gojës së kryeministrin me anë të një bashkëbisedimi në Facebook del dhe thotë se unë jam babai dhe skenari dhe i ndërhyrjes në PD dhe i përzgjedhjes së kohës në PD”, theksoi Gurakuqi.

Ish-deputeti i PD-së shtoi se ”Opozita është inekzistente, kam refuzuar të ndjek mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk do të jem. Kam kohë që nuk i ndjek, e shoh se nuk janë të predispozuar palët për t’u tërhequr, nuk pres ta zgjidhin, pasi ata e kanë prodhuar krizën, Kryesitë e i ashtuquajtur Grupi i Reformimit ata janë përgjegjës. Unë kërkoj që të tërhiqen ata, po e lejnë Shqipërinë pa opozitë”.

të fundit

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

3 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

3 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

4 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

4 hours ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

4 hours ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

5 hours ago