Tre muaj pasi një gjykatë në Perugia të Italisë miratoi ekstradimin e ish biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri, ky i fundit ka reaguar duke thënë se është i gatshëm të kthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në zonën e Pukës për t’i shpëtuar borxheve ka deklaruar se “prej muajsh nuk kam fjetur pas dënimit për krime të padrejta dhe sepse këtu në Itali deri më tani jam trajtuar si një qytetar i dorës së dytë”.
None found
Ai u dënua nga gjykata e Shkodrës me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
“Megjithatë, në shtator do të shkoj të përballem me sistemin e drejtësisë shqiptare, duke rrezikuar të arrestohem menjëherë. Ka një padrejtësi të vërtetë ndaj meje, krimi për të cilin Shqipëria kërkon dënimin tim bazohet në prova inekzistente kur unë i kam dëmshpërblyer të gjithë atje”, ka deklaruar Pecorelli, raportojnë mediat italiane.
“Është një avokat shqiptar që më ndjek, tre muaj nuk kam fjetur, duhet të paguaj për atë që kam bërë, por jo për gjëra të tjera që nuk ekzistojnë. Kështu që unë vihem në dispozicion të sistemit të drejtësisë shqiptare”, tha ai.
I pyetur për rrezikun e arrestimit, ai tha: “Po, jam në dijeni, por do të bëjmë gjithçka që të heqim akuzat”.
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…
Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se…
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një…
France Football, organizatori i Topit të Artë, ka nisur një hetim mbi bastet e dyshimta në platformën kriptovalutore Polymarket. Një…
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha sonte se një sulm me dron rus kishte goditur objektiva infrastrukturore dhe një kompani…
Studentët do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit…