shqiperi

Inflacioni u rikthye në shtator, u rritën çmimet e ushqimeve, qirave dhe shërbimeve

Çmimet nisën tendencën e rritjes në shtator, pas një prirje në rënie që nisi që në tetor të vitit të kaluar, ku inflacioni arriti 8.3% niveli më i lartë që nga viti 1997.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në muajin shtator inflacioni shënoi 4.1%, ose 0.1% më lartë se në gusht. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 8,1%.

Në Europë ritmet e rënies se çmimeve ishte më i larta, se në vendin tonë për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë.

Krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7,2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 24,1%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 8,3%, “fruta” me 7,5%, “peshk” me 4,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,3%, “bukë dhe drithëra” me 2,1%, etj.

Viti i ri shkollor ka nisur me tarifa më të larta këtë vit në sektorin privat për shkak të rikthimit të TVSH-së në Arsim dhe çmimet e qirave të banesave në Tiranë janë rritur më tej këtë vit fluksi i lartë i turistëve që vijuan të jenë të shumtë edhe këtë muaj.

Krahasuar me muajin gusht 2023, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u rritën me 1,7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,80 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,41 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,46 pikë përqindje./Monitor/

të fundit

Vrasja e Arjan Spahiut në vitin 2020/ Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge, çfarë dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë për 4 orë

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dëshmuar sot me video-online për drejtësinë belge. Konkretisht, Alibej ka dëshmuar gjatë procesit që…

32 seconds ago

Çfarë i ndodhi kryedemokratit? E lajmëroi vetë, Sali Berisha mungon në “Foltoren” e PD-së

Opozita sërish u rikthye në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa sot u mbajt “Foltorja” e radhës përballë Kryeministrisë. Tubimi zgjati…

34 minutes ago

Protestat në Iran/ Dëshmi të frikshme për të lënduarit: Janë marrë protestuesit nga Gardianët pasi janë operuar…

Zyrtarja e Kombeve të Bashkuara për Iranin, Mai Sato, raportoi se disa protestues të lidhur me valën e protestave anti-qeveritare…

42 minutes ago

345 milionë lekë për partitë politike në 2026/ KQZ miraton fondin, PS përfiton shumën më të madhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin total prej 345.6 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin…

1 hour ago

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Ka kaluar dy muaj që nga humbja e trishtueshme e këngëtarit Shpat Kasapi, dhe bashkëshortja e tij ka ndarë dhimbjen…

1 hour ago

Investimet izraelite në rritje/ Shqipëria trefishon eksportet drejt Izraelit në 2025

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit po reflektohen edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, krahas atyre politike e diplomatike Te…

1 hour ago