shqiperi

Ilir Meta: PD ka probleme me organizimin, ka pasur këtë problem që kur ishte Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Partia Demokratike ka shumë probleme me organizimin. Meta u shpreh se këtë fakt ia ka vënë në dukje edhe Sali Berishës.

Meta tha se problemin më të madh me organizimin PD e ka pasur në kohën e Bashës.

I pyetur nëse do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me PD, Meta tha se “që PD duhet ta ndajë mendjen që të vijë në pushtet dhe mos të kalojë kohën në opozitë”.

“PD ka probleme me organizimin. Unë këtë ja kam thënë edhe doktorit kur ishim në koalicion. PD e ka pasur këtë problem që kur ishte Berisha, u thellua më shumë gjatë Bashës që ishte mjeshtër për çorganizim dhe demotivim. PD ka ende probleme shumë serioze. Unë i kam ndjerë problemet e tyre dhe i kam paralajmëruar. I kam paralajmëruar për kombinatin, jeni të tradhtuar në Kombinat, do hani një gol të paparë. Ata thoshin jo jo. PD duhet të ndajë mendjen që të vijë në pushtet, mos kalojë kohën në opozitë. Që të vish në pushtet duhet organizim perfekt. Kjo gjë mungon. PD në zgjedhjet vendore ishte e çorganizuar. Kishte shpresa kot se do merrte vulën.

Ndërsa për kryeministri Rama ai u shpreh: “Rama do ikë sic iku Fatos Nano, do ikë sic iku nga bashkia. Do ikë me zgjedhje dhe të gjitha format demokratike”.

të fundit

Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës…

3 minutes ago

Trump propozon urdhër të ri ekzekutiv: Burg kush djeg flamurin e SHBA

“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…

16 minutes ago

Basti i madh i Tares, Milani blen sulmuesin e ri për 24 milionë euro

Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…

27 minutes ago

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

53 minutes ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

1 hour ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

2 hours ago