Inspektorati i Lartë i Drejtësisë deklaron se deri ditën e sotme ka shqyrtuar një mijë ankesa të ardhura nga institucionet. Por në total, janë 3700 ankesa për gjyqtarë e prokurorë që janë dorëzuar.
“Sot u shqyrtua ankesa e njëmijtë në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ky është një moment i rëndësishëm efektiviteti e transparence, për një institucion krejt të ri, i ngritur vetëm 16 muaj më parë, e që ka mbi 3700 kërkesa të depozituara për gjyqtarë e prokurorë, pjesa më e madhe, e përcjelle nga institucione, që i kanë akumuluar ndër vite, si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministria e Drejtësisë.
None found
Shqyrtimi i ankesave bëhet sipas një metodologjie pune të miratuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (Urdhër nr.65, datë 28.09.2020 dhe Urdhër nr. 98, datë 12.11.2020), që lidhet me mënyrën e rivlerësimit, kategorizimin dhe nivelin e përparësisë në trajtim. Dhënia e një përgjigje në kohë sa më të shpejtë qytetarëve për ankesat e tyre, pavarësisht kohës apo institucionit ku e kanë paraqitur, mbetet prioritare për zyrën e ILD-së.
Zyra e ILD-së ka krijuar lehtësi për procesin e ankimimit, i cili mund të kryhet në tri mënyra. Ankesa mund të paraqitet elektronikisht, duke plotësuar e dërguar me e-mail formularin e ankesës, që gjendet në faqen zyrtare të ILD; përmes postës ose duke u paraqitur personalisht pranë Zyrës së ILD, për të plotësuar e dorëzuar formularin. Procesi i dorëzimit të ankesave pranë ILD bëhet cdo ditë të javës, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00-14:00. Cdo ankues, nëse ka nevojë, asistohet nga punonjësit e Sektorit të Ankesave.
Në funksion të angazhimit të institucionit për të bërë transparencën e veprimtarisë së tij, në faqen zyrtare të ILD pasqyrohen dhe përditësohen cdo të hënë, shifrat e ankesave të mbërritura pranë ILD, ato të trajtuara, ankesat në proces trajtimi e në proces verifikimi pas shqyrtimit fillestar, si dhe numri i vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillim hetimi disiplinor dhe numri i kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nxit qytetarët, institucionet, median e organizatat e shoqërisë civile, që të vijojnë të kontribuojnë në denoncimin e fakteve apo shkeljeve që mund të kryhen nga ana e magjistratëve” deklaron ILD. /albeu.com
Njësoi si vitin e kaluar, Ballkani sërish është përshëndetur me garat evropiane pas humbjes në penallti. Këtë herë ndaj skuadrës…
Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi është shprehur optimist për një bashkëpunim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe…
Jola Hysaj ka reaguar publikisht pas emërimit të saj në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar se ka…
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar lidhur me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Durrës, pas…
Ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur dakordësinë me propozimin e bërë publik nga PD-ja për Reformën Territoriale, i cili parashikon shtimin…
Delegatja e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka deklaruar se demokracia ka fituar me vazhdimin e Lumir…