shqiperi

Ikonë e festivaleve në vitet ’90, feston sot 69-vjetorin e lindjes, për cilën këngëtare shqiptare bëhet fjalë

Njihet si kaçurelsja më e bukur e festivaleve të asaj kohe. Por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj.

Bëhet fjalë për Ema Qazimin e cila feston sot ditëlidnjen e 69. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Të lidhura

None found

Pas 20 vitesh, Ema Qazimi u ngjit në skenën e Festivalit të RTSH, Festival, të cilit ajo i ka dhuruar shpirtin e saj për dhjetra vite si pjesëmarrëse, por edhe si fituese e çmimit të parë.

Ema Qazimi është rritur në jetimore. I jetonte nëna, pa mundur t’i merrte dhe jepte dashuri.Deri në klasën e pestë jetoi në Shtëpinë e Fëmijës, sepse një urdhër i dalë nga qeveria e asaj kohe, vendosi që aty duhej të strehoheshin vetëm fëmijët që u mungonin të dy prindërit. Por, i ati Emës, e kishte të pamundur të plotësonte detyrimet e asaj tufe fëmijësh edhe pse nuk i mungonte kujdesi dhe dhembshuria.

“Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe ekonomike. Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk i kam ndjerë as në skenë”, është shprehur vetë artistja.

Në vitin 1972, kreu Shkollën e Mesme Artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën Teori muzike.

Me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjet në skenë, filloi të këndojë që në moshë të re në fundvitet 60-të dhe ekzaktësisht në vitin 1968, në skenën e Estradës së Shtetit dhe më pas duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion. Ema Qazimi në atë kohë ishte një vajzë 14-të vjeçare, kur kompozitori i mirënjohur Avni Mula do t’i besonte këngën e tij: “Letër Nënës”

Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjet me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës dhe duke u nderuar në vitin 2010 me titullin ”Mjeshtre e madhe e Punës”./albeu.com/

të fundit

LSDM akuzon Mickoskin dhe Slaveskin për sjelljen e Alta Bank në Maqedoni

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

2 minutes ago

Liga e Kampionëve mbyll xhiron e katërt pa përballje derbi

Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…

7 minutes ago

Yamal arrin 14 gola dhe vendos rekordin e ri për lojtarët nën 20 vjeç në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…

8 minutes ago

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

8 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve të gjakut në Francë, hakerat tentojnë ta vendosin temperaturën në 110 gradë Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

8 minutes ago

Danimarkë, 149 persona mbajnë për katër muaj në mashtrim një komedian, përfshirë miqtë e tij

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

9 minutes ago