shqiperi

I vendosi vajzës emrin Vjosa, Florjan Binaj zbulon të vërtetën e zgjedhjes së tij: Po lundronim!

Aktori i njohur i humorit në Shqipëri, Florjan Binaj, më datë 20 janar u bë baba për herë të tretë.

Lajmi ishte mbajtur i fshehtë dhe ishte surprizues për të gjithë.

Të lidhura

None found

Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa, ashtu si emri i lumit.

Florjani i cili ka qenë një nga aktivistët më të mëdhenjë për shpalljen e Vjosës në Park Kombëtar, ka treguar së fundmi se morën vesh shtatzëninë e bashkëshortes kur po lundronin së bashku pikërisht në këtë lumë.

Ai tha se nuk kishin si t’i vendosnin emër tjetër vajzës, ndërsa shtoi se është i pakënaqur me shpalljen e lumit Vjosa si Park Natyror.

“Vjosa është mirë. Jam shumë i lumtur si baba i tre fëmijëve. Emri i Vjosës erdhi shumë natyrshëm, jo vetëm për mbrojtjen që i kemi bërë Vjosës, por edhe për faktin që kur morëm vesh që nusja ishte shtatzënë po lundronim në Vjosë. Nuk mund ta kishte ndryshe emrin. Vjosa u shpall “Park Natyror” dhe jam i pakënaqur sepse nuk e meriton këtë status, lë vend për të ndërtuar hotele, nuk e mbron. S’do reshtim luftën për ta shpallur park kombëtar”, tha aktori./albeu.com/

të fundit

Aksident i rëndë në Sarandë: 44-vjeçari rrëzohet nga soleta, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi…

23 seconds ago

Konjufca i uron mirëseardhjen diplomatit gjerman Schübel: Angazhimi i Kosovës për integrimin evropian mbetet i palëkundur

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar diplomatin gjerman Dirk Schübel për emërimin si Përfaqësues i…

5 minutes ago

Takimi i Ademit me Ibrahimoviqin në Prizren ngre pritshmëritë për fanellën dardane, detaji që s’kaloi pa u vënë re

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është takuar sot në Prizren me sulmuesin e Bayern Munichut,…

16 minutes ago

Ferati: Ende nuk ka mbërritur asnjë firmë për mbledhjen e jashtëzakonshme të LDK-së

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka deklaruar se deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë dorëzim…

16 minutes ago

Helmimi masiv në Prishtinë, 22 persona të shtruar pas konsumimit të ushqimit tek “Sach Pizza”

Mbi 70 pacientë janë paraqitur në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës që nga e premtja e…

27 minutes ago

Putin kërcënon me hakmarrje të shumëfishtë pas goditjeve ukrainase në tokën ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi se vendi i tij do të ndërmarrë një kundërpërgjigje shumë herë më të ashpër…

28 minutes ago