shqiperi

I përfshirë në vrasjen e Alkisit, lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin në Shqipëri

Një urdhër- arrest është lëshuar për shqiptarin, Roxhers Demirazi, i icli është shpallur në kërkim si i pëfshirë në vrasje e Alkis Kampanos në Selanik.

Mediar greke raportojnë se 20-vjeçari fshihet në vendin tonë, pas aktit brutal ndaj të riut grek.

Urdhër-arresti ka tanimë ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri. Hetimet kanë nisur nga pika kufitare, por deri më tani nuk ka një asnjë informacion se ku mund të ndodhet i kërkuari.

Ndërkohë që sot nisin seancat për 8 të arrestuar në gjykatën greke. Tre prej tyre sot do të kalojnë nëpër derën e hetuesve, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër (e enjte) dhe pritet të përfundojë të premten. 8 personat janë arrestuar të dielën pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Alkisit.

Në 24 orët e mëparshme një tjetër person është dorëzuar pranë organeve të akuzës, i cili ishte identifikuar si i përfshirë në vrasje dhe pritet të dalë para gjykatës.

Të gjithë të mësipërmit ndiqen penalisht për vrasje të përbashkët. Mes tyre janë tetë grekë dhe një shqiptar, 20 deri në 25 vjeç. /albeu.com

të fundit

Kina dhe Rusia përpiqen të mbrojnë Iranin nga sanksionet, Këshilli i Sigurimit në OKB hedh poshtë rezolutën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, hodhi poshtë një përpjekje të minutës së fundit të Kinës dhe Rusisë, për të vonuar…

14 minutes ago

Presidenti Begaj takohet me Presidentin Trump gjatë vizitës në SHBA (FOTO)

Këtë të shtunë, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndau…

56 minutes ago

Identifikohet shtetasi italian i vrarë në Tepelenë, pronar i një fabrike tullash dhe prej 20 vitesh banues në Tiranë (EMRI)

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Salari të…

60 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.7 lekë. Euro, blihet me 96.5…

1 hour ago

Ekzekutimi i 44-vjeçarit italian me armë zjarri në Tepelenë, policia del me njoftim zyrtar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 00:30, është vrarë me armë zjarri një shtetas italian në…

1 hour ago

Parashikimi i motit 27 Shtator 2025, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, të cilat…

1 hour ago