shqiperi

I penduari i drejtësisë: Vironi nga Fieri, qëlloi dhe plagosi grabitësin që i vodhi 2 kg flori dajës në argjendari

Skerdi Tasi, njëri nga gjuajtësit me pagesë të grupit të Nuredin Dumanit dhe Erjon Alibej, ka nxjerë detaje të reja në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së.

Sipas bashkëpuntorit të prokurorisë, grabitja në vitin 2012 e një argjendarie në qytetin e Fierit, rezulton të jetë kthyer në përplasje mes individëve të një grupi kriminal dhe disa hajdutëve serialë në qytetin e Fierit.

Armando Mita dhe Ervin Fejzullahu, janë dy emra të njohur për policinë kriminale të Fierit, të cilët janë autorë të grabitjes së një argjendarie që ndodhet përballë piceri “Roma”.

Argjendaria, është në pronësi të dajës së Viron Tavanxhiut alias Erion Prifti një i dënuar në Itali me 22 vite burg për vrasjen e një tuniziani dhe plagosjen e një shqiptari.

“Ora News” mëson se Tavanxhiu është anëtar i një grupi kriminal në Fier, ndërsa falë hetimeve private ai kishte zbuluar se kush ishin dy personat që kishin bërë grabitjen e argjendarisë së dajës të tij.

Skerdi Tasi, u ka treguar prokurorëve se rreth vitit 2012 apo 2013 është njohur me Viron Tavanxhiun nga Fieri.

Në këtë periudhë, shton bashkëpuntori i prokurorisë, në rrugën që njihet me emrin “Pedonalja”, përballë pica “Roma” është grabitur një argjendari.

“…në këtë grabitje kanë marrë pjesë Ervin Fejzullahu dhe Armando Mita. Unë Armando Mitën e kisha shok dhe armën tip kallashnikov, që kanë përdorur në grabitje, Armandos, ia kam dhënë unë. Këtë armë unë e kam siguar tek një shok tjetër i imi, të cilit pas kryerjes së krimit armën ja kam kthyer përsëri. Kisha dijeni se çfarë do të bënin, por nuk kam marrë pjesë në këtë ngjarje. Në dijeninë time, për këtë grabitje është dënuar Armando Mita, ndërsa Fejzullahu jo…”-ka treguar Skerdi Tasi.

Pasi Mita dhe Fejzullahu bënë grabitjen e argjendarisë, disa ditë më vonë  Skerdi Tasi ka takuar, Armandon, për të shitur 2 kg flori që ata kishin grabitur.

Gjatë diskutimit Armando, i ka thënë që të pyeste njerëz se kush dëshironte të blinte florinj, duke i lënë të kuptohej se dhe ai do pyeste.

Qëllimi ka qënë shitja e 2 kg flori, me qëllim përfitimi të vlerave monetare.

Për këtë qëllim Skerdi Tasi ka kontaktuar me Migjen Xhaferrin, të cilin e njihte, pasi ai është një nga pronarët e lokalit që Tasi, kishte punuar si kamarier në Fier.

Xhaferri më thotë: “…Çfarë keni bërë, pasi ai që keni grabitur është daja i Vironit…”?!

Tasi, duke njohur Migjenin, e kanë lënë së bashku të takohen me Vironin për të diskutuar që çështjen ta linim me kaq, pasi dëmi i ishte bërë dajës së tij.

“…Mbas diskutimeve që patëm në tavolinë ramë dakord që e mira ishte të gjenim Ervin Fejzullahun, i cili dispononte vlerën prej 2 kg flori”.

Ata do i bënin presion nëpërmjet Vironit dhe t’ia kthenim dajës së tij sasinë e floririt të vjedhur.

Ditët në vazhdim Skerdi Tasi, i ka kërkuar Armando Mitës automatikun kallashnikov që i kishte dhënë për të kryer grabitjen.

Ervin Fejzullahu, shkon ta marrë automatikun në vendin ku e kishin fshehur.

Por aty ku ishte arma, ka dalë nga disa shkure, Vironi me disa shokë të tij, që po e prisnin se kush do shkonte të merte automatikun.

Në momentin që Ervini, shkon aty e kap Vironi dhe e pyet duke i thënë: “…ku i ke florinjtë…”?

Por Ervini ia kthen duke i thënë se: “…nuk i kam këtu, i kam në një vend tjetër, do t’i sjell do t’i sjell…”.

Dhe në këtë moment i ka shpëtuar nga duart Vironit, dhe Ervini fillon dhe ikën me vrap.

Por sipas Skerdi Tasit, në këtë moment Viron Tavanxhiu, ka qëlluar me pistoletë duke e plagosur me armë në këmbë.

Plagosja e tij, bëri që më pas vetë Vironi ta mari dhe me shoferin e tij, e dërgon në spitalin e Fierit të plagosurin.

Pas disa ditësh nga kjo ngjarje, Armando Mita dhe Ervin Fejzullahu, u arrestuan nga policia e Fierit, për grabitjen e argjendarisë.

Ndërkohë pas kapjes së dy personave, Skerdi Tasi, thotë se ishte larguar në Itali, por gjatë kësaj kohe ka forcuar më tepër miqësinë me Viron Tavanxhiun.

të fundit

Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë,…

23 minutes ago

Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e “Big Brother”, i thashë do iki…

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur për herë të parë publikisht…

1 hour ago

Operacioni kundër Call Center/ 8 të arrestuar, SPAK: Personat e kapur në flagrancë transportuan gjatë natës materiale në ambient tjetër, tentuan të… (EMRAT)

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë…

2 hours ago

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes, të paktën edhe për një sezon. Gazetari…

2 hours ago

Çfarë po ndodh? Ky veprim i Ledionit konfirmoi zërat për një krizë mes çiftit

Mbrëmjen e djeshme, spektakli i "Big Brother VIP Albania 5", u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej…

2 hours ago

Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit…

2 hours ago