Vrasja e një 20-vjeçari në derë të shtëpisë nga dy 18-vjeçarë tronditi kryeqytetin mëngjesin e djeshëm.
Stiven Toshkëzi, u godit për vdekje me thikë pas shpine. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë Enzi Maze (i arrestuar) dhe Axel Hoxhaj, i cili ndodhet ende në arrati.
BW ka siguruar dëshminë e Mazes në polici, i cili ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima.
18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 20-vjeçarit.
Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkesin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë./Albeu.com/
E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema, lë telefonin…
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) në çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha,…
Këtë të hënë, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyrin paraqitet në SPAK. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit…
Vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, derisa autoritetet në shumë vende kanë lëshuar paralajmërime…
Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme, nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të…
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian,…