Tirane- Termometri ka shënuar 42.5 gradë Celcius në qarkun e Beratit, dhe 42 gradë Celcius në Elbasani e Gjirokastra. Ndërkohë në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius.
Temperatura mjaft të larta për muajin qershor. Por jo vetëm qytetet e zonës së ulët por dhe vija bregdetare ka shënuar temperatura të larta deri në 39- 40 gradë celcius në mesditë. Edhe në zonat malore në qarkun e Kukësit e Has janë shënuar temperaturat 39 gradë’ informoi Akil Osmani nga Meteoalb.
None found
Në ditën e sotme kemi një tërheqje të kësaj vale duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të këtyre temperaturave me 2 gradë.
Në Tiranë mbetet me vlera shumë pranë 39 gradë Celcius.
Të dielën do të ndihet më shumë rënia e temperaturave, ku temperaturat do të bien deri në 38 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë do të bjerë me 4 gradë.
Temperatura më e lartë deri tani është shënuar 42.5 gradë e shënuar mbrëmjen e 21 qershorit në Berat.
Nuk është normale të kemi një vlerë të tillë temperature. Kjo është hera e parë që shënohet kjo vlerë. Janë temperatura deri 12.5 gradë më të larta sesa vlerat normale të qershorit, ku duhet të ishin 30 -31 gradë Celcius. Jo vetëm Berati por gjithë territori shqiptar ka shënuar temperatura më të larta me 10 gradë” tha Akil Osmani nga Meteoalb
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në…
Duke folur përpara El Clasicos, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se nuk shqetësohet nga etiketa e favoritëve…
Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestën studentore gjatë një adresimi në platformat sociale me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo. Ai…
Një aksion i Ministrisë së Brendshme, punonjësve të NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe Policisë Pyjore rezultoi në sekuestrimin e disa…
VLEN vlerëson se të dhënat për pagën minimale në Maqedoninë e Veriut tregojnë dallime mes politikave të pagave në periudhën…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë në protestën kombëtare të…