shqiperi

I nxehti afrikan, e premtja dita më e nxehtë e Qershorit! Në Berat u shënua rekordi 42.5 gradë Celcius

Tirane- Termometri ka shënuar 42.5 gradë Celcius në qarkun e Beratit, dhe 42 gradë Celcius në Elbasani e Gjirokastra. Ndërkohë në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius.

Temperatura mjaft të larta për muajin qershor. Por jo vetëm qytetet e zonës së ulët por dhe vija bregdetare ka shënuar temperatura të larta deri në 39- 40 gradë celcius në mesditë. Edhe në zonat malore në qarkun e Kukësit e Has janë shënuar temperaturat 39 gradë’ informoi  Akil Osmani nga Meteoalb.

Në ditën e sotme kemi një tërheqje të kësaj vale duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të këtyre temperaturave me 2 gradë.

Në Tiranë mbetet me vlera shumë pranë 39 gradë Celcius.

Të dielën do të ndihet më shumë rënia e temperaturave, ku temperaturat do të bien deri në 38 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë do të bjerë me 4 gradë.

Temperatura më e lartë deri tani është shënuar 42.5 gradë e shënuar mbrëmjen e 21 qershorit në Berat.

Nuk është normale të kemi një vlerë të tillë temperature. Kjo është hera e parë që shënohet kjo vlerë. Janë temperatura deri 12.5 gradë më të larta sesa vlerat normale të qershorit, ku  duhet të ishin 30 -31 gradë Celcius. Jo vetëm Berati por gjithë territori shqiptar ka shënuar temperatura më të larta me 10 gradë” tha Akil Osmani nga Meteoalb

të fundit

Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti i Barcelonës…

13 minutes ago

SELENA GOMEZ, FESTËN E BEQARISË NË MEKSIKË! Benny Blanco, me miqtë në Las Vegas. Dasma në shtator pritet të jetë një super-event. Mungesa e Taylor Swift bie në sy

Këngëtarja e njohur amerikane Selena Gomez, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa e beqarisë së…

18 minutes ago

Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like”

Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë…

31 minutes ago

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO)

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate…

43 minutes ago

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe…

54 minutes ago

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", u shpreh se prej një viti…

2 hours ago