Categories: argetimshqiperi

Horoskopi i të premtes: Shenjat që duhet të mendojnë për rrugën në të cilën ndodhen dhe çfarë dëshirojnë të arrijnë

Dashi

Ekziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj të flasë keq për ju. Kjo do të bëjë që ju të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, çfarë do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj.

Të lidhura

None found

Demi

Mund të shqetësoheni nga një incident, ku përfshihen përfaqësuesit e autoriteteve. Do t’ju duhen orë të tëra për të vërtetuar se nuk keni asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ju. Sa i përket çështjeve të dashurisë, fati nuk do të jetë në anën tuaj pasi ka gjasa të debatoni me partnerin/partneren tuaj.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të ndihen të sigurt sa i përket çështjeve financiare. Mendohuni mirë para se të nisni një projekt, i cili fillimisht mund të kërkojë shpenzime të shumta. Ekzistojnë shanse të shumta që fati t’ju buzëqeshë në marrëdhëniet tuaja personale.

Gaforrja

Nesër mund të keni një synim të ri, të cilin ka shumë gjasa ta realizoni. Nuk përjashtohet mundësia e disa përplasjeve të vogla me kolegët tuaj. Mos i besoni gjithçka atyre dhe mos ndani planet personale. Përdorni zgjuarsinë, taktin dhe buzëqeshjen kur bisedoni. Përpiquni të shmangni kritikat e shumta.

Luani

Duhet të mendoni për rrugën në të cilën ndodheni dhe, nëse është pikërisht ajo çfarë dëshironi si në jetën personale ashtu edhe profesionale. Nëse mendoni se nuk jeni në rrugën që do të donit të ishit, përpiquni të gjeni një mënyrë për të ecur përpara. Nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me veshjen.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i përmendin vazhdimisht ato çfarë kanë arritur. Kjo mbi të gjitha iu referohet atyre që kanë bërë së fundmi një blerje të shtrenjtë dhe dëshirojnë që këtë ta mësojnë sa më shumë persona. Përgjithësisht, dita pritet të kalojë e qetë. Ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave.

Peshorja

Peshoret këshillohet të heqin dorë nga zakonet e vjetra, shqetësimet e tepërta dhe ankthet. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, ku do të rifitoni energjitë e humbura

Akrepi

Mos bini preh e provokimeve të kundërshtarëve tuaj. Mund të nisë si një debat i thjeshtë, por mund të përfundojë në sherr. Mund ta shmangni tërësisht këtë nëse nuk i kushtoni rëndësi faktorëve që ju irritojnë. Megjithatë tregoni vëmendje maksimale ndaj intrigave që mund të bëhen ndaj jush.

Shigjetari

Mos u përqendroni tek e shkuara, por shihni përpara drejt mundësive të reja që mund t’ju shfaqen. Nëse ndiqni këtë rrugë, mund të shihni ndryshime pozitive tek të ardhurat tuaja. Është e rëndësishme ti kushtoni më shumë vëmendje familjarëve tuaj.

Bricjapi

Nuk do të keni arsye për t’u shqetësuar gjatë kësaj të premte. Është dita ideale për të vijuar punën me projektet tuaja. Sa i përket fushës së ndjenjave, shmangni plagjiaturën dhe përdorni kreativitetin.

Ujori

Tregohuni të hapur ndaj gjërave të reja, por kujtoni të mos e kaloni cakun. Do të ndiheni mjaft mirë nëse merreni me sport. Mundohuni të inkurajoni edhe shokët e të afërmit tuaj që t’i përkushtohen aktivitetit fizik. Për Ujorët e vetmuar, sportet do të ndihmojnë për të bërë disa njohje të reja.

Peshqit

Mund t’ju duhet këshilla e dikujt këtë të premte. Bëhet fjalë për disa vështirësi në aspektin personal apo për një projekt të komplikuar. Ata që janë në kërkim të dashurisë ka gjasa që t’i japin fund vetmisë. Ndërsa disa të tjerë mund t’i japin fund lidhjes së tyre romantike.

Tags: horoskopi

të fundit

Zyrtare: Bersant Celina bëhet pjesë e Al-Ettifaq në Arabinë Saudite

Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.Klubi…

6 hours ago

Shqetësim për talentin gjerman, Kennet Eichhorn ndërpret përkohësisht karrierën për arsye shëndetësore

Një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Kennet Eichhorn, do të pezullojë përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me një…

6 hours ago

Eric Wendt Confirmed by Senate as U.S. Ambassador to Albania, Appointment Awaits Trump’s Signature

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri,…

6 hours ago

Librazhd Football in Mourning as Former Sopoti Captain and Coach Besnik Çota Dies

Sporti librazhdas është në zi. Mbrëmjen e kësaj të mërkure është ndarë nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, Besnik…

6 hours ago

Fatal Accident in Durrës: Car Strikes and Kills Pedestrian; Driver Taken to Police Station

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak të Policisë,…

6 hours ago

Futbolli shqiptar humbet Besnik Çotën, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare

Besnik ÇotaNdahet nga jeta Besnik Çota, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit të Librazhdit [...]Read More...

6 hours ago