Një 24-vjeçar anglez është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi iu gjetën në automjet droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene.
Anglezi i identifikuar me inicialet O.L. dyshohet se këto droga i posedonte me qëllim shitjen në ambientet e argëtimit në Dhërmi.
None found
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin anglez O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi”,-njofton policia.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…
Sipas gazetarit të AS, Jose Felix Diaz, Rodri zyrtarisht e ka informuar Real Madridin se ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.Mesfushori…
Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani,…
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit publikoi të dhënat më të reja. Pritjet më të gjata janë në Muçibabë, ku…
Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 300 mijë lekë…