shqiperi

HARTA/ E shtuna me stuhi, breshër dhe rrufe, çfarë sjell moti ditën e diel në Shqipëri

Prej 24 orësh Shqipëria ndodhet në “pushtetin” e shiut. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të Europës.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.

Për ditën e Diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim. Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se për ditën e Diel pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

të fundit

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Jurida Bajraktari

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndihmëses ligjore…

18 minutes ago

Ish banorja e “BBVA” flet për herë të parë për konfliktin me prindërit: Më kanë ndërhyrë në martesë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Alexandra, ka bërë një rrëfime në një intervistë të fundit, ku ka folur hapur për…

41 minutes ago

“Je dënuar me vendim gjykate”/ Balla përplaset me Shehajn: Vodhe të dhënat e anëtarëve dhe listat e PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së…

1 hour ago

“Keni frikë nga e vërteta ju apo si”/ Boçi përplaset me Braçen në Kuvend, deputeti i PS: Mund ta shani qeverinë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD Luçiano Boçi është përplasur me deputetin e PS Erion Braçe. Ndërsa…

1 hour ago

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është…

2 hours ago

U ekstradua nga Zvicra pasi akuzohej si bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së vëllezërve Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja

Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Siç bën me dije Interpol…

2 hours ago