Hapet Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Gjatë inagurimit ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë e Mbrojtjes, kryeministri tha se pagat për Forcat e Armatosura do të rriten çdo vit.
“Tek sistemi i mbrojtjes shumë vende të tjera kanë një sistem shumë produktiv për zhvillimin teknologjik. Mos harrojmë që vetë internet krijesën e parë e pati në sistemin e mbrojtjes së SHBA-ve. Paralelisht me këtë proces po ecim me procesin e rritje e mbështetjes së motivimit financiar të Forcave tona të Armatosura. Për herë të parë pagat e forcave tona të armatosura rriten çdo vit dhe do rriten edhe këtë vit në mënyrë të ndjeshme sepse qëllimi ynë nuk është thjesht Sot ndryshe nga jo shumë vite më parë kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit.
Por kjo nuk është thjesht një mbështetje për atë që kemi sot por për atë që duam të kemi nesër. Duke parë këtë bërthamë kaq premtuese vjen natyrshëm edhe nevoja për të rritur motivimin financiar të studentëve të akademisë, të nxënësve që shikojnë mundësinë e një prespektivë në FA. Për më tepër për të gjithë ata studentë qofshin në sistemin e mbrojtjes apo atë universitar që kanë diçka për t’i dhënë këtij vendi, duhet të marrim masat tona edhe për motivimin e tyre financiar”, u shpreh Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…
Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe turk, Selin Demiratar, e njohur për rolin e saj si Nermini në…