Sot është hapur Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë. Kryeministri Rama e ka nisur ditën duke publikuar disa foto të tij duke e cilësuar se një nga hapësirat më moderne në rajon.
“Me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.
Ndërkohë, këtë të shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.
Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.
Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…