shqiperi

Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy persona

Ekstradohen në Shqipëri dy shtetas shqiptarë të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 32 vjeçari Gjergji Luli u ekstradua nga Italia pasi ishte lënë në “Arrest në burg”, për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

32 vjeçari, në bashkëpunim me një tjetër, dyshohet se ka transportuar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, për 200 000 euro dy personave të tjerë. Sipas policisë, këta të fundit e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi droge në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars-nëntor të vitit 2016.

Gjithashtu, në janar të vitit 2017, në Bergamo, është sekuestruar edhe një sasi tjetër kokaine, që dyshohet se 32 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij ia kishin shitur këtyre personave. Ndërkaq, nga Greqia është ekstraduar 48 vjeçari Arben Cufe, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike.

të fundit

Inxhinieri Nazarko: Tuneli i Murrizit rrezik, çarjet vijnë për shkak të kushteve të ndërtimit

Në një intervistë për News 24, inxhinieri Romeo Nazarko, komentoi problematikat e fundit të raportuara në rrugët e vendit, si…

13 minutes ago

Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me ironi për gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes, duke publikuar…

37 minutes ago

S`kanë të ndalur ndryshimet e trajnerëve në Serinë A, zyrtarizohet shkarkimi i dytë brenda fundjavës

Rezultatet e kësaj jave në Serinë A, kanë bërë që të shkarkohen brenda pak ditësh dy trajnerë të klubeve të…

1 hour ago

U përmend emri i saj në dosjen e Epstein, reagon Atifete Jahjaga

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka reaguar pasi në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey…

1 hour ago

Gabimi skenik i Cher në Grammy shpalli një artist të ndjerë si fitues

Një nga momentet më të sikletshme të Çmimeve Grammy të këtij viti ndodhi kur Cher , ndërsa prezantonte çmimin “Albumi…

1 hour ago

Debate në seancën paraprake të Veliajt/ Avokatja kërkon kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e saj! Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit

Këtë të hënë, seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,  është shoqëruar me debate.…

2 hours ago