Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila i gjet e pajetë në lumin Bunë bashkë më tre fëmijët e mitur, ka heshtur sot në gjatë seancës në Gjykatë, duke u shprehur se nuk mund të fliste për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.
“Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment më të vonë”, ka thënë ai.
Ndërkohë avokati mbrojtës, Blerim Bazhdari, kërkoi në seancën për masën e sigurisë lirimin e shtetasit Erdgys Arrazi, pasi sipas tij, nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.
Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit, që sipas avokatit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.
Ndërkohë, avokati Bazhdari i ka komunikuar pak përpara seancës shtetasit Erdgys Arrazi gjetjen e trupit të fëmijës së tretë, djalit të vogël 3 vjeçar, informacion i cili e ka rënduar psikologjikisht 31-vjeçarin.
Pala mbrojtëse tha se nuk ka asnjë provë se Erdgys Arrazi është shkaktar i vetëvrasjes të 39-vjeçares, ndërsa shtoi se ndalimi është i paligjshëm dhe se klienti i tij duhet që të lirohet sepse nuk ka asnjë provë nga policia apo prokuroria.
Avokati mbrojtës sqaroi edhe lidhjen e pretenduar të Erdgys Arrazit duke thënë se edhe nëse ka patur kjo nuk përbën një vepër penale.
Pala mbrojtëse hodhi poshtë çdo pretendim mbi dhunën psikologjike që pretendon policia dhe prokuroria dhe se për këtë mungojnë provat.
Sipas tij, Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten e cila kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes dhe mbytjes së 3 fëmijëve.
27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…
Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…
Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…
Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…
Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…
Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald…