shqiperi

Grabiste banesa e biznese dhe më pas i shiste sendet e vjedhura, “Akrepi i natës” vë në pranga 33-vjeçarin në Tiranë (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Akrepi i natës”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

Arqil Xhepa, 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për vjedhje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi L. Sh., 59 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

Xhepa, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës. Më pas, sendet e vjedhura ia shiste shtetasit L. Sh.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. Xh. është autor i 12 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 03.01.2022, në rrugën “Prokop Mima”, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në dyqanin me administratore shtetasen B. H.;

Më datë 10.01.2022, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit F. K.;

Më datë 12.01.2022, në rrugën “Gjergj Elez Alia”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa pajisje në dyqanin e shtetases Xh. D.;

Më datë 15.01.2022, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop, në dyqanin e shtetases S. R.;

Më datë 15.01.2022, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.;

Më datë 16.01.2022, në “Rrugën e Kastriotëve”, dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një shumë parash në dyqanin e shtetases B. M.;

Më datë 25.01.2022, në bulevardin” Zogu I”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e një kompanie;

Më datë 26.01.2022, në rrugën “Mine Peza”, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A. R.;

Më datë 26.01.2022, në “Rrugën e Bogdanëve”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. L.;

Më datë 27.01.2022, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se ka dy laptopë në studion e shtetasit E. G.;

Më datë 28.01.2022, dyshohet se ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetasit F. K.;

Më datë 29.01.2022, ne rrugën “Gjin Ndue Shpata”, dyshohet se vjedhur një laptop në studion e shetasit L. F.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe mjete që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

të fundit

“Nuk duhen as 33 ditë që të zgjidhet puna e non gratës”, Kujtim Gjuzi i bën ofertën Berishës për ta kandiduar për kryetar bashkie

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për…

4 hours ago

Horoskopi 23 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo…

4 hours ago

Ousmane Dembele fiton “Topin e Artë” 2025, mposht në duel direkt talentin Lamine Yamal

Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine…

5 hours ago

Presidentja e Moldavisë thotë se Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para…

5 hours ago

“Topi i Artë” 2025/ PSG, fituesi i çmimit “Klubi i Vitit” për meshkuj

PSG u kurorëzua klubi më i mirë i vitit këtë të hënë gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2025, dhe…

5 hours ago

Plas sherri për Fatmir Hysenbelliun, modelja nga Kosova nxjerr zbuluar Angela Martinin: Pa të s’do të isha gjallë, familja më burgosi

Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj…

5 hours ago