Gjykata e Tiranës ka vendosur për të pezulluar procesin e kërkuar nga Lulzim Basha për të regjistruar ndryshimet në statut për të futur pikat e reja, vendimet e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit të këtij viti. Në këtë Kuvend, Lulzim Basha shkarkoi Gazment Bardhin, mori vetë drejtimin e grupit dhe gjithashtu vendime të forta për zyrtarët që i janë bashkuar Sali Berishës.
Në seancën e sotme gjykata rrëzoi dy kërkesat e Lulzim Bashës për të përjashtuar gjyqtarin Niko Rrapi dhe për të shpallur të pavlefshme aktet e Këshillit Kombëtar që mblodhi Gazment Bardhi.
“Ata erdhën dhe kërkuan pezullimin, pra nuk duan të regjistrojnë ndryshimet. Praktikisht ka rënë ajo pjesë që e cilësojnë Partia Demokratike. Kërkuesi kërkon pezullimin, atë që kërkon edhe kundërshtari” tha përfaqësuesi i grupit të Sali Berishës, Çlirim Gjata.
Përfaqësuesi i Bashës, Rezart Kthupi tha se pezullimi në gjykatë nuk pezullon organizimin e PD-së sipas ndryshimeve të statutit të ri në 2 Shtator. “Nuk kemi shqetësim për pezullimin e procesit. Organet e tjera të data nga Kuvendi i 2 Shtatorit pavarësisht vendimit të gjykatës vazhdojnë që të jetë në funksion”.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni nevojën për të hapur…
Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite…
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në…
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, debatoi me analistin Baton Haxhiu në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN…
Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë "regjimi i Edi…
Këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka komentuar një tatuazh, të realizuar…